Categories Lajme

EMRAT/ Arrestohen 3 persona në Fier për shitje droge, 3 të tjerë procedohen penalisht

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në kuadër të megaoperacionit Tempulli.

Policia njofton se të arretuar janë Albano Mylka, Enkeljano Stefa dhe Olgert Prifti.

Ndërsa nga ana tjetër janë proceduar penalisht edhe tre persona të tjerë, Igli Beqiraj, Yzedin Veliu dhe një shtetas 17 vjeç.

Ata akuzohen për shitje së lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa.

DVP Fier/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”.

Evidentohen dhe goditen 5 raste të tjera të shitjes së lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa.

Sekuestrohen sasi të këtyre lëndëve, fara të bimës narkotike cannabis sativa, peshore elektronike, armë sportive, 7 celularë, si dhe shumë parash të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike.

Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, shërbimet e komisariateve të Policisë Fier dhe Lushnjë dhe shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë, të koduar “Tempulli”, kanë goditur 5 raste të tjera të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

-U arrestuan në flagrancë shtetasit A. M., 30 vjeç dhe E. S., 37 vjeç, të dy banues në Fier, pasi nga kontrollet iu janë gjetur dhe sekuestruar si provë materiale, sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, që posedoheshin me qëllim shitjen në doza, si dhe fara të bimës narkotike cannabis sativa, 1 armë sportive, 1 peshore elektronike, celularë dhe shuma parash të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

-U arrestua shtetasi O. P., 36 vjeç, banues në Divjakë, pasi u kap në flagrancë, në Lushnjë, teksa shiste doza të lëndës narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

-U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Y. V., 21 vjeç, banues në Fier, për shtetasin I. B., 18 vjeç, banues në Lushnjë dhe për një 17-vjeçar, banues në Lushnjë, pasi në 3 raste, u kapën në flagrancë, gjatë tentativave për të shitur në qytetet ku banonin, doza të lëndës narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME