Categories Showbiz

Braktisi skenën për të mos kënduar në serbisht, historia e panjohur e Pagarushës

Kosova dhe mbarë kombi shqiptar humbi të premten “bilbilin” e këngës qytetare, Nexhmije Pagarusha. E shkolluar për kanto në Beograd, Pagarusha këndoi në shumë koncerte në vende të ndryshme të botës, duke e bërë Kosovën të njohur në arenën ndërkombëtare, edhe atëherë kur nuk ishte shtet. Me zërin e saj të fuqishëm, ajo u dhuroi emocione të shumta bashkatdhetarëve të saj, duk ua lehtësuar sadopak jetën e vështirë nën sundimin represiv serb.

Gjatë gjithë karrierës së saj, Paragusha refuzoi të këndojë në gjuhën serbe. Madje ajo braktisi skenën gjatë një koncerti në Maqedoni, kur iu kërkua me ngulm të këndojë në serbisht. Gjatë viteve të rinisë, Nexhmija këndoi arie të njohura të Betovenit, Verdit etj.

Kolegët e kujtojnë për korrektesën e saj. Ajo nuk vonohej asnjëherë, as në prova. Gjatë gjithë karrierës së saj, Pagarusha ka kënduar mbi 150 këngë, ku më të njohurat janë “Baresha” dhe “E dehur jam”. Nexhmija është krahasuar me yjet më të mëdha botërore, si këngëtaren franceze Zhyliet Greko. Veç këngës, Paragusha ka pasur pasion edhe aktrimin. Ajo ka luajtur në shumë filma, dhe është vlerësuar nga regjisorët për nivelin e lartë të interpretimit.

Frika më e madhe e Pagarushës ishte udhëtimi me avion. Idhulli i saj i përjetshëm ka qenë gjithmonë babai i saj, që ishte mësues në profesion. Pavarësisht karrierës së pasur, Nexhmija iku nga kjo botë me disa pengje. Në aspektin profesional, pengu më i madh ka qenë një koncert recital, të cilin ajo nuk ka mundur të realizojë, për shkak të mungesës së mbështetjes nga institucionet e Kosovës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME