Categories Lajme

Brataj, Kreu i Urgjencës Kombëtare denoncon parkingun e QSUT-së: Më morën 100 lekë sepse bëra rrethrrotullimin(Foto)

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, ka denoncuar publikisht parkingun privat të QSUT-së, pasi është detyruar të paguajë 100 lekë vetëm sepse ka hyrë, ka bërë një rrethrrotullim dhe ka dalë, pa qëndruar askund. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Brataj, teksa ka publikuar dhe faturën e kuponit që ka paguar shkruan se ditën e sotme është paraqitur për një takim në spitalin Covid-3, për shkak të rritjes së numrit të infektimeve me Covid-19.

Në momentin që ka hyrë, siç shkruan dhe vetë Brataj, ka marrë kuponin, por menjëherë është njoftuar se duhet të shkonte në Ministri. Ai ka bërë rrethrrotullimin për të dalë nga QSUT-ja por është ndalur tek trau dhe i është kërkuar që të bëjë pagesën prej 100 lekësh.

Kjo gjë, kreut të Urgjencës Kombëtare i është dukur e papranueshme, por pavarësisht bisedës dhe diskutimit me vajzën që qëndronte tek trau, është detyruar të paguajë. Brataj shton se kjo është një vjedhje e paskrupullt, teksa thekson se kur mjekët marrin ‘bakshishe’ bëjnë të gjithë xhiron e mediave, po në këtë rast çfarë ndodh?

Fatura e publikuar nga Skënder Brataj
Statusi i plotë: Kur hipokrizia e shoqërisë të qesh në fytyrë!! Të jesh drejtor në kohë Covidi, të jesh mjek në kohë Covidi, të punosh me orar dhe pa orar në kohë Covidi! E kam fjalën për parkimin e QSUT, nuk po diskutoj pagesën me 100 lekë të reja! Nuk e di dhe nuk hyj në meritën nëse duhet të paguajnë drejtuesit e shëndetësisë dhe drejtuesit e institucioneve të varësisë kur hyjnë në QSUT për punë shteti, për takime pune ose kontrolle të gjendjes së spitaleve, detyra të përcaktuara nga ligji! Di që kam disa vite me radhë që i paguaj, por pagesa e këtij 100 lekshi të sotëm më bëri të ndjehem i vjedhur, i poshtëruar. Kjo pagesë është e pa denjë, e pa skrupull, për këdo biznes qoftë. Shkova me urgjenc për një takim te Covid 3 për arsye të rritjes së numrit të të infektuarëve dhe fillimin e skenarit të tretë sipas strategjisë së MSHMS-së. Sapo hyra u prezantova te trari i hyrjes, ndërkohë më njoftuan se duhej të paraqitesha në ministri. Bëra vetëm rrethrrutullimin brenda QSUT dhe në dalje më kërkuan të bëja pagesën prej 100 lekësh. I thashë zonjë jam drejtori i urgjencës dhe bëra vetëm rrethrrutullimin pse duhet të paguaj. Pasi bëri një telefonate zonja mu drejtua: “Zoti Brataj, unë ju falenderoj për punën që po bëni por nga zyra e parkingut më thonë se duhet të paguani 100 lekë të reja”. Kur ne mjekëve na ndodh diçka me pacientin, ose ndonjëherë fusin nga një 500-1000 lek në xhep, ose duke na provokuar, na fusin në burg, na diskretitoni nëpër media dhe portale në të gjithë vendin! Nuk justifikoj askënd nëse mer bakshish me dëshirën e qytetarit, apo detyron qytetarët të paguajnë, nuk duhet të ndodhë, nuk po gjykoj! Fenomeni është i dënueshëm vetëm për mjekët? Po këta nuk janë hajdutë, nuk duhet të diskretitohen? Kjo është fatura dhe NIPT i biznesit të famshëm të parkimit! Kuponi nr.70, vetëm nga një hyrje në QSUT, po në tre –katër hyrjet e tjera sa 100 lekshe janë vjedhur!! Prof Kalo gjithmonë shkruan: “Quo vadis Shqipqëria ime, e jona e juaja”!!!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Anglisë, dyshohet se u vra! Policia arreston dy persona

Një krim i rëndë ka ndodhur në Angli dhe që i ka kushtuar jetën një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 14 Korrik 2026

Dashi Do i jepni me shume prioritet jetës suaj sentimentale gjate kësaj dite duke lënë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Llaman të Himarës, flakët u përhapen në kodrat e zonës

HIMARË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të hënë një zonë kodrinore me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në lagjen ‘15 Tetori’ në Vlorë, flakët përfshijnë një hapësirë me pisha e shkurre

Një vatër zjarri është aktive mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “15 Tetori” në…

LEXO ME SHUME