Categories Lajme

Kryemadhi me të rinjtë në Devoll: Gara jonë për të kthyer shpresën tek familjet shqiptare

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë në Devoll nga ku u shpreh se kryeministri Rama ka frikë nga presidenti Meta, pasi sipas saj presidenti nuk bën kompromis për pushtetin me kryeministrin.

“Meta nuk bën kompromis për pushtetin e Edi Ramës, për xhepat e oligarkëve të tij, për inceneratorët e tij, që paguan gazetarët për të hequr fjalën inceneratorë nga fjalori”, u shpreh Kryemadhi.

Duke iu drejtuar të rinjve, Kryemadhi tha se “gara jonë nuk është për ta bërë LSI forcë të parë në Devoll, në Korçë apo gjithë Shqipërinë”.

“Gara jonë është për të kthyer shpresën tek familjet shqiptare, për të rikthyer normalitetin ekonomik tek bizneset shqiptare, për të kthyer normalitetin në arsimin shqiptar, për të kthyer bujqësinë që është nga profesionet më të vështira dhe sot nuk ka asnjë vajzë apo djalë të ri të punojë në fushë sepse shpërblimi është jo vetëm qesharak por dhe fyes, e ndërkohë është një nga profesionet më të vështira. Në çdo vend të BE-së qoftë dhe te fqinjët tanë, profesioni i bujqësisë është një nga profesionet më të subvencionuara, por këtu konkurrenca bëhet e pandershme me produktet që vijnë nga vendet e rajonit apo vendet e tjera, ndërsa produkte shqiptare kalben”, tha ajo.

Kryemadhi tha se TVSH rëndon fermerët shqiptarë sikundër mungesa e subvencioneve, nafta që është më e shtrenjtë se në çdo vend të Europës, për të vazhduar më pas me mungesën e infrastrukturës, sistemin e vaditjes dhe sistemin e kullimit të cilët janë kthyer në një gangrenë për bujqësinë.

“Kryeministri foli sot për aeroportin e Kukësit, por më parë të flasë se si të shpëtojë patatet e Kukësit që të mos hidhen dhe kalben dhe të mos ndihmojë oligarkët që të sjellin produkte të tjera për të fituar miliona dhe të shkatërrojë ekonominë shqiptare, të flasë  për të rinjtë dhe të reja që po ikin nga Shqipëria”, tha Kryemadhi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Anglisë, dyshohet se u vra! Policia arreston dy persona

Një krim i rëndë ka ndodhur në Angli dhe që i ka kushtuar jetën një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 14 Korrik 2026

Dashi Do i jepni me shume prioritet jetës suaj sentimentale gjate kësaj dite duke lënë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Llaman të Himarës, flakët u përhapen në kodrat e zonës

HIMARË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të hënë një zonë kodrinore me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në lagjen ‘15 Tetori’ në Vlorë, flakët përfshijnë një hapësirë me pisha e shkurre

Një vatër zjarri është aktive mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “15 Tetori” në…

LEXO ME SHUME