Categories Lajme

Brataj tregon kush janë personat që kanë kaluar Covidin dhe duhet të vaksinohen

Kreu i urgjencës kombëtare Skënder Brataj ka folur për numrin e të vaksinuarve deri në këto momente duke thënë se pas datës 20 do të vijë pjesa tjetër e premtuar nga Rama. Brataj tha:

“Për fat të mirë erdhi dita që të fillojë vaksinimi në Shqipëri në një datë që askush nuk e priste. Lista e prioriteteve është që ka një program për vaksinimin e shqiptarëve, e cila fillon me personel mjekësor. kryesisht fillon me personelin e spitaleve Covid që tani janë 4. Pastaj do të përhapet drejt spitaleve rajonale,kryesisht urgjencave dhe më tej do të vazhdojë me personelin mjekësor, me edukatorët, policët dhe pastaj moshat e larta. Po shkojnë 400 vaksina që po bëhen në Tiranë. Pas datës 20 do të vijnë vaksinat e programuara, 30 mijë në shkurt dhe kështu me radhë është në bisedime duke u folur me shumë prodhues të vaksinave për të garantuar sasi të tjera. Kështu që jemi drejt hapit të fundit të bllokimit të kësaj sëmundje”. Ndër të tjera tregoi se deri tani nuk ka pasur raste me efekte anësore apo komplikacione.

“Për fatin e mirë, nuk kemi parë asnjë efekt anësor. Procesi vazhdon të jetë i rregullt, por një vaksinë e kontrolluar nga FDA dhe EMA sigurisht që i ka të gjitha garancitë, të gjitha rregullat. E vetmja gjë ka qenë koha, por vaksina zakonisht efektet anësore i jep në momentet e para dhe për këtë arsye qëndrojnë rreth 30minuta nën asistencën e ekipeve mjekësore. Por njerëzit duhet të kenë të qartë që nuk është virus i plotë, por pjesë e proteinave të virusit, pra nuk shkakton sëmundje, por prodhim të antitrupave”, tha Brataj.

Mbi diskutimet nëse duhet apo jo të vaksinohen edhe ata që kanë kaluar covid, Brataj thotë se kjo është në varësi të kohëzgjatjes së imunitetit. “Për personat që kanë kaluar Covidin, kuptohet që imuniteti natyral është më i sigurt se i vaksinës nuk diskutohet, por nuk ka të dhëna sa zgjat imuniteti. Por edhe ata që e kanë kaluar si puna ime që në Mars është e këshillueshme që ta bëjnë. Unë se kam bërë sepse pres që të vijë radha e institucionit tim”, u shpreh Brataj.

Ai shtoi se rritja e shifrave të rasteve të reja vjen si pasojë e festave dhe grumbullimeve, të cilat duhet të ishin neglizhuar. Nuk la pa komentuar dhe rastin e Tire Alldervishit, sanitares që u shtir si infermiere dhe i zhvati 8 milionë lekë vajzës së një gruaje të infektuar, e cila ndërroi jetë.

“Edhe midis nesh ka përfitues, që nga recetat e ilaçeve për të sëmurët që kanë ditën e dytë apo të tretë të temperaturës, i japin antibiotikë. 0për fatin e keq, ka njerëz që përfitojnë. Fenomenet e spitalit për fatin e keq ekzistojnë dhe njerëzit janë bashkëpunëtorë në atë që ndodh dhe i shtyjmë njerëzit që të fitojnë bakshishin, por nuk është e denjë për shëndetësinë. Shpresoj të mos jetë një fenomen i përhapur. Ne e kemi të vështirë ti identifikojmë se është e padrejtë, por janë veprime të shëmtuara që nuk duhet të përsëriten për asnjë motiv për shëndetin e njerëzve në kohë pandemie”, tha Brataj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME