Categories Lajme

Brazil, Tregtonin mishin e kalit duke e shitur si “mish viçi”, arrestohen 6 persona

Një bandë prej gjashtë personash është arrestuar në Brazilin jugor. Mediat e huaja, bëjnë me dije se ata akuzohen për vjedhjen e kuajve për therje dhe shitjen e mishit në restorante të maskuar si mish viçi.

Një deklaratë nga Ministria Publike e Rio Grande do Sul (MPRS), tha se banda shpërndante më shumë se 800 kilogramë mish kali të fshehur në javë në restorante në rajonin Caxias do Sul.

Po ashtu mësohet se 60% e restoranteve në zonë kishin blerë mish kali nga banda që shisnin mish.

Sipas deklaratës, inspektorët zbuluan gjithashtu forma të tjera të mishit të prishur, duke përfshirë mishin e derrit të kalbur, gjelin e detit dhe ushqimin e mbetur nga institucionet e ushqyerjes së derrave, të përziera brenda hamburgerëve, shkruan CNN.

Gjashtë personat e arrestuar akuzohen gjithashtu se drejtonin një thertore të paligjshme me kushte të këqija higjienike dhe pa autorizim për të përpunuar apo shitur asnjë lloj mishi.

Kujtojmë se një rast i ngjashëm ishte në vitin 2013, ku autoritetet në të gjithë Evropën zbuluan përdorim të gjerë të mishit të kalit në produktet e etiketuara si mish viçi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME