Categories Lajme

Brazil,lajmi i fundit…

Të paktën 52 persona janë vrarë gjatë një trazire në një burg në Brazil. Përleshjet mes grupeve rivale zgjatën për pesë orë, thanë zyrtarët. Anëtarët e njërës bandë nga një bllok burgu pushtuan një pjesë tjetër të burgut të Altamira në shtetin Pará. Zyrtarët në një deklaratë thanë se 16 prek të vdekurve iu pre koka. Ndërsa raporte të tjera thonë se një pjesë të burgut iu vendos flaka dhe shumë prej njerëzve u asfiksuan. Dy oficerë të burgut që u morën peng janë liruar. Pamjet e publikuara tregojnë disa të burgosur që qëndrojnë në majë të çatisë së burgut ndërsa ndërtesa është e mbuluar nga tymi.

Dhuna nisi rreth orës lokale 07:00 dhe përfundoi rreth mesditës, thanë zyrtarët.

Dy bandat rivale të përfshira në përleshje nuk janë identifikuar nga autoritetet.

Dhuna në burgjet e Brazilit nuk është e pazakontë. Vendi ka popullsinë e tretë më të madhe në botë prej rreth 700,000 banorësh, dhe mbipopullimi është një problem i përhapur.

Përleshjet midis bandave rivale janë të shpeshta. Në maj, 40 vetë u vranë në të njëjtën ditë në katër burgje të ndryshme në Manaus në shtetin Amazonas. Një ditë më pas 15 të tjerë vdiqën në gjatë përleshjeve në burgjet në zonë.

https://twitter.com/i/status/1155816981750263811

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME