Categories Lajme

Unioni i Dhomave zgjedhje pa transparencë, mbyllet rivotimi

Është mbyllur rivotimi për kryetarin e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë. Në votim morën pjesë vetëm 64 anëtarë nga 112 që ishin në listë.

Ines Muçostepa mori 49 vota, Pjerin Fusha mori 12 vota dhe 2 vota ishin të pavlefshme.

Në votimet e sotme për kryetarin e UDHTI morën pjesë 18 anëtarë më pak se në 13 qershor.

Ndërsa në procesin zgjedhor të 13 qershorit morën pjesë 82 anëtarë dhe fitoi Elisabeta Katiaj.

Zgjedhje pa transparencë – Procesi i rivotimeve për kryetarin e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë është zhvilluar në mungesë të plotë transparence për mediat.

Ndryshe nga një muaj më parë kamerat e televizioneve janë ndaluar të jenë prezentë, edhe pse janë garanci e shtuar për transparencë.

RTV Ora kërkoi të ndjekë procesin zgjedhor, por prania u refuzua me argumentin se nuk ka kërkesë nga kandidatët që janë në garë. Në fakt dhe në zgjedhjet parlamentare, vendore apo të tjera prezenca e medias shihet si vlerë e shtuar dhe jo cenim i procesit, ndërsa çuditërisht në Unionin e Dhomave media refuzohet.

Komisioni Zgjedhor vendosi që media të jetë e pranishme vetëm në momentin kur të jepet rezultati, por jo gjatë votimeve.

“Komisioni zgjedhor për organet drejtuese të BDHTISH vendosi se nëse do të kishte kërkesë nga konkurrentët drejtuar Komisionit për pjesërmarrjen tuaj dhe ndjekjen e procesit, do të merrte një vendim për të pranuar kërkesën tuaj. Në këtë situate ku asnjë nga pjesëmarresit nuk na ka vënë në dijeni për kërkesën për të qenë prezente ndonje media, Komisioni vendosi qe media të jetë e pranishme vetëm në momentin e fundit kur te jepet rezultati” ishte reagimi i Uarda Llazi, Sekretare Teknike e Komisionit Zgjedhor ne Unionin e Dhomave te Tregtise.

Në qershor kandiduan Ines Muçostepa dhe Elisabeta Katiaj, ku kjo e fundit rezultoi fituese. Por Ministria e Financave anuloi votimet edhe pse gjatë procesit nuk pati asnjë ankesë.

Në rivotime kandidojnë Ines Muçostepa dhe Pjerin Fusha.

Fituesja e zgjedhjeve të 13 qershorit Elisabeta Katiaj thotë se u përjashtua nga gara pa marrë asnjë njoftim.

Elisabeta Katiaj: “Është vendim që e ka  marrë vetë Komisioni. Unë nuk kam depozituar asnjë kërkesë për dorëheqje nga kandidimi. Nuk më është ndonjë komunikim për të më rikonfirmuar kandidimin në këtë zgjedhje apo jo, as nga Komisioni, as nga Dhoma e Tregtisë ku unë aderoj.”

Katiaj dorëzoi pranë komisionit zgjedhor një kërkesë ankesë për ndërprerjen e procesit të votimeve për shkak të parregullsive dhe paligjshmërie të konstatuara.

Elisabeta Katiaj: “Kërkesa ime ishte realisht për procesin e paligjshëm zgjedhor, për ndalimin e procesit të votimit dhe për moscertifikimin si rezultat i këtij procesi zgjedhor i cili është totalisht në shkelje të ligjit.”

Ajo tha se do të vijojë ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore edhe pse nuk ka shpresë tek drejtësia.

Elisabeta Katiaj: “Për procedurë do të vijoj ta ndjek por duke autorizuar avokaten time, e cila do vazhdojë të ndjekë ligjërisht jo se kam ndonjë shpresë në drejtësi.”

Ndërkaq kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka edhe pse ka marrë pjesë në procesin e 13 qershorit kur u shpall fituese Elisabeta Katiaj, ishte i pranishëm edhe në rivotim, por duke iu shmangur komenteve.

Edhe ish kryeministri Sali Berisha denoncoi dje në një postim në facebook manipulimet ne zgjedhjet e Unionit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shuhet në moshën 89-vjeçare akademiku i njohur Rexhep Qosja

Akademiku i njohur Rexhep Qosja ka ndërruar jetë sot në moshën 89-vjeçare. Lajmin e hidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagoset me thikë 17-vjeçari në Korçë, arrestohet pas ngjarjes autori

Të përfshirë në konflikt mësohet se janë disa të rinj ku njëri prej tyre, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfituan 800 mijë euro, arrestohen dy magazinierë, dyshohet se vodhën mijëra kilogramë kafe në subjektin ku punonin

Dy magazinierë janë vënë në pranga nga policia, ndërsa ka nisur hetimi për një shpërndarës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau me çekiç gruan e tij në Greqi, përballja dramatike e shqiptarit me nënën e Albës: Më kthe vajzën time…

Është mbajtur sot seanca e radhës e gjyqit për 39-vjeçarin shqiptar, Kastriot Cenko, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga student ekselent i Mjekësisë te hapja e varrit në Lushnje, historia tronditëse e 36 vjeçarit

Një ngjarje tronditëse u raportua këtë të martë, 21 prill, nga Lushnja, ku një 36…

LEXO ME SHUME