Gjykata ka vendosur sot masën e sigurisë, “arrest me burg’ me afat 30 ditor për Mariglen Topuzin, prangosur për ngjarjen në një hotel në Tushemisht, ku u qëllua me ārmë zjarri duke dëmtuar shtatë makina të parkuara dhe xhamat e hotelit. Në seancën e sotme, avokati mbrojtës kërkoi lirim të menjëhershëm, pasi sipas tij, për klientin nuk ka asnjë provë që ta lërë pas hekurave. Avokati ka theksuar se ekzistojnë prova dhe pamje filmike që në orët kur ka ndodhur ngjarja Topuzi ka qenë diku tjetër.
Avokati kërkoi ekspertimin e pamjeve filmike që disponon mbrojtja, por trupi gjykues ka vendosur të rrijë 30 ditë pas hekurave, ndërkohë që vijojnë hetimet. Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, u arrestuan katër persona në një operacion të koduar “Driloni”, nga strukturat e DVP Korçë dhe forcat Renea, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Pogradec, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec.
Gjatë operacionit, në pyllin e fshatit Vërdovë, Pogradec, në një çadër që kishte ngritur enkas për t’u strehuar, Policia kapi organizatorin e këtyre ngjarjeve, person me precedent të theksuar krīminal, i cili mbante dhe ārmë zjarri pīstoletë me vete. Gjithashtu kapen dhe arrestohen edhe tre bashkëpunëtorë të tjerë të implikuar.Dy ditë më parë u vu në pranga edhe një bashkëpunëtor tjetër, Mariglen Topuzi. Meardi Berberi dhe Brian Syzo janë persona të shpallur në kërkim.
“Në vijim të punës intensive hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve të ndodhura më datë 01.08.2020 dhe 08.08.2020, pranë hotelit në pronësi të shtetasit J. M., në fshatin Tushemisht, strukturat e DVP Korçë dhe forcat Renea, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Pogradec, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, finalizuan operacionin policor të koduar “Driloni”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasve: Ilir Berberi, 52 vjeç, banues në Pogradec (me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit, pronës dhe sigurisë publike). Ilir Meçolli, 29 vjeç, Ardian Xhuti, 29 vjeç, banues në Zvezdë, Maliq dhe Elvir Haxhia, 32 vjeç, banues në Pojan, Maliq (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”). Ndaj shtetasit Ilir Berberi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja për të mos kallëzuar”,
Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Prishja e qetësisë publike” kryer në bashkëpunim”, për ngjarjen e ndodhur më datë 10.02.2020, në lagjen nr. 3 përpara Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, ku në bashkëpunim me shtetas të tjerë 52-vjeçari ka kanosur pronarin e hotelit për të mos dëshmuar në një seancë gjyqësore, si edhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë dhe IEVP gjatë kryerjes së detyrës.
Gjithashtu ky shtetas dyshohet të ketë rolin e organizatorit të ngjarjeve të ndodhura pranë hotelit, ku në bashkëpunim me tre personat e mësipërm dhe disa të tjerë, kanë kanosur me armë zjarri shtetasin J. M., si edhe kanë qëlluar me ārmë zjarri në drejtim të hotelit, duke i shkaktuar dëme materiale godinës dhe 7 mjeteve të parkuara.
Gjatë operacionit, shtetasit Iilir Beerberi. iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës një ārmë zjarri tip pistoletë dhe 59 fishekë që i posedonte pa leje. Po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këto ngjarje.Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.
