Categories Lajme

Britani e Madhe/ Policia zbulon kombësinë e 39 viktimave që u gjetën në kamion

Policia britanike zbulon kombësinë e 39 viktimave që u gjetën brenda një kamioni në Esexx, 38 të rritur dhe një adoleshent. Sipas Mirror, viktimat janë të nacionalitetit kinez. Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur dhe hetuesit britanikë po përpiqen të zbulojnë itinerarin dhe si përfunduan në trajlerin frigorifer duke humbur jetën. Policia ka ndaluar deri tani shoferin e kamionit, një 25-vjeçar irlandez.

Oficerët në Irlandën Veriore kanë bastisur dy shtëpi dhe Agjencia Kombëtare e Krimit tha se po punonte për të identifikuar “grupet e krimit të organizuar që mund të kenë pasur rol”.Trajleri mbërriti në Purfleet përmes lumit Thames nga Zeebrugge, Belgjikë. Stafi i Ambulancës zbuloi kufomat në kontejner në Parkun Industrial Waterglade në Grays në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.Kamioni u largua nga porti në Purfleet menjëherë pas orës 01:05. Policia tha që pjesa e përparme e kamionit vinte nga Irlanda Veriore dhe merrte rimorkion nga Purfleet.Eric Van Duyse, një zëdhënës në zyrën e prokurorit federal të Belgjikës konfirmoi nisjen e hetimeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME