Categories Lajme

Britania largohet përfundimisht nga BE-ja

Mbretëria e Bashkuar u largua nga Bashkimit Evropian në mesnatën ndërmjet së enjtes dhe të premtes, duke i dhënë fund një lidhjeje të stuhishme 48 vjeçare me projektin Evropian, për një të ardhme të pasigurt pas Brexit-it. Kambana e famshme britanike ra në prag të Vitit të Ri për të shënuar fundin e periudhës kalimtare të Brexit-it, kur Mbretëria e Bashkuar u largua nga tregu i përbashkët i BE-së dhe unioni doganor. Kremtimet ishin mjaft të heshtura për shkak të kufizimeve për shkak të pandemisë së COVID-19, për të mos përmendur ndarjet e opinionit mbi drejtimin e Britanisë.

Kryeministri Boris Johnson, shfrytëzoi mesazhin e tij të Vitit të Ri për të përshëndetur agimin e ri për Mbretërinë e Bashkuar. “Ne kemi lirinë tonë në duart tona dhe varet nga ne që ta shfrytëzojmë maksimalisht. Dhe mendoj se do të jetë instinkti zotërues i qytetarëve të këtij vendi që të bashkohen si një Mbretëri e Bashkuar – Anglia, Skocia, Uells dhe Irlanda e Veriut për të punuar së bashku për të shprehur vlerat tona gjithandej botës”, tha ai.

Por në Skoci, ku mbështetja për pavarësinë është rritur pjesërisht edhe për shkak të Brexit-it, ministrja e Parë, Nicola Surgeon, shkroi në facebook se ata do të kthehen së shpejti dhe i kërkoi Evropës të “mbajë dritën ndezur”. Mbretëria e Bashkuara ishte anëtare e bllokut që fillimisht njihej si Komuniteti Evropian Ekonomik, që në vitin 1973. Ajo vendosi të largohet pas referendumit të qershorit të vitit 2016, i cili u pasua nga vite negociatash që çuan në shkëputjen përfundimtare të saj natën që lamë pas.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME