Categories Lajme

OBSH aprovon vaksinën/ I hapet rruga shpërndarjes së saj

Organizata Botërore e Shëndetësisë aprovoi aprovuar vaksinën e Pfizer / BioNTech për përdorim urgjent, duke I hapur rrugën shpërndarjes së saj në vendet në nevojë. Kjo është e para vaksinë që I shtohet në Listën e Përdorimit të Emergjencave (EUL) të organizatës së Kombeve të Bashkuara. kjo lëvizje I lejon shteteve që ta shpejtojnë proceset e tyre të miratimit të vaksinës nga rregullatorët vendas, dhe I krijon mundësinë UNICEF-it e Organizatës Pan-Amerikane të Shëndetësisë ta dërgojë vaksinën aty ku nevojitet.

“Ky është një hap mjaft pozitiv drejt sigurimit të qasjes globale tek vaksinat anti-Covid”, tha Dr. Mariângela Simão, zyrtare e lartë e OBSH-së për aksesin tek Barnat dhe Produktet e Shëndetit. “ Është e një rëndësie jetike që të garantojmë furnizimin me vaksina anembanë botës  dhe të ndalojmë pandeminë”, shtoi ajo.

OBSH mblodhi ekspertë rregullatorë nga I gjithë globi, së bashku me ekipin e tij për të aprovuar vaksinën që tashmë është shpërndarë në disa vende të pasura, përfshirë Kanadanë. “ Verifikimet treguan se vaksina plotësonte kriteret e domosdoshme për sigurinë dhe efikasitetin e përcaktuar nga OBSH, dhe se përfitimet nga përdorimi I saj, i kompensojnë rreziqet e mundshme”, thuhet në një deklaratë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Aty sqarohet se OBSH-ja do t`i mbështesë gjithashtu vendet edhe përsa I takon kushteve të ruajtjes së vaksinës, pasi transporti i asaj të krijuar nga Pfizeri mund të përbëjë një sfidë me vete dhe pajisje të posacme ftohjeje sepse duhet ruajtur në minus 70 gradë Celsius.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME