Categories Lajme

Britania lë Shqipërinë jashtë listës së vendeve të sigurta, karantinë 14 ditore nëse udhëtoni në këtë vend

Qeveria britanike ka publikuar një listë, me 59 shtete, qytetarët e të cilëve nuk do t’u nënshtohen rregullave të karantinës nëse udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Ky rregull do të zbatohet që prej datës 10 korrik. Shqipëria është lënë jashtë kësaj liste, çka do të thotë se çdo udhëtar nga Shqipëria, do të duhet të karantinohet për 14 ditë në një adresë që duhet ta deklarojë në aeroport. Në rast se nuk mund të karantinohet në një adresë private, shteti britanik do të sigurojë karantinën, kundrejt pagesës nga qytetarët.

Askush nuk mund të lërë banesën për periudhën 14 ditore, në të kundërt autoritetet do të aplikojnë gjoba të rënda. Ndër vendet që përjashtohen nga rregulli i karantinës, janë edhe Serbia, Italia dhe Greqia.

Rregullat e reja, do të lejojnë qytetarët britanikë të udhëtojnë për pushime jashtë vendit, pa frikën se në kthim do të duhet të izolohen për një periudhë të gjatë. Ditët e fundit, në vendin tonë është shtuar numri i personave të infektuar me Covid-19 dhe numri i viktimave, çka duket se po i penalizon shqiptarët, për udhëtimet në BE, por tashmë edhe në Britani, ku do të duhet të karantinohen. /TPZ.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME