Categories Lajme

Britanikja 90-vjeçe e cila u vaksinua kundër covid, nxirret nga spitali: Po ndihem shumë mire

Margaret Keenan, britanikja 90-vjeçe që është personi i parë në botë që mori vaksinën e Pfizer kundër koronavirusit, ka thënë se po ndihet mirë pasi që sot ka lënë spitalin, shkruan Reuters. Keenan pasi që kishte marrë vaksinën, për një kohë të shkurtër është mbajtur në spital për shkak të kontrolleve në zemër. Ajo ka theksuar se në ditën kur është vaksinuar ka qenë shumë e rëndësishme për të, ashtu edhe për të gjithë njerëzit e tjerë në botë – duke bërë apel qytetarëve që të informohen për vaksinim kundër COVID-19.

“Po ndihem shumë dhe më vjen mirë që po shkoj në shtëpi, që të kalojë një jetë të mirë dhe të shëndetshme me familjen”, ka shtuar Keenan. Ajo ka lindur në Irlandën e Veriut dhe ka marrë vaksinën e Pfizer kundër coronavirusit në një spital lokal në pjesën qendrorë të Anglisë, vetëm një ditë para ditëlindjes së saj të 91-të. Britania e Madhe është shteti i parë perëndimor që ka filluar vaksinimin e qytetarëve me vaksinën e Pfizer kundër COVID-19, që konsiderohet si një nga vendet që është goditur më së shumti nga pandemia, me më shumë se 61 mijë të vdekur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME