Categories Lajme

Brnabiç: Koha të pajtohemi me shqiptarët

Kryeministrat e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut bënë thirrje për pajtimin e shqiptarëve. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, kryeministrja serbe Ana Brnabiç shpreh kundër ndarjes së kufijve në Ballkan në vija etnike. Ndërsa kryeministri maqedon Zaev, tha se pajtimi i serbëve e shqiptarëve do t’i shërbejë të gjithë rajonit. 

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç i zbuti tonet ndaj shqiptarëve dhe bëri thirrje për pajtim. Ajo gjithashtu u shpreh kundër ndarjes së kufijve në Ballkan në linja etnike. Serbia mbështet pajtimin me shqiptarët, por nga ana tjetër, ajo nuk ka bashkëbisedues, tha Brnabiç. Deklaratat e Brnabiç-it u bënë gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin e Maqedonisë Veriore Zoran Zaev.

“Ne nuk po mundohemi të krijojmë kufij etnikisht të pastër, e kundërta. Aleksandar Vuçiç, kur ishte në krye të qeverisë, e ngriti çështjen e pajtimit midis serbëve dhe shqiptarëve. Ky është një moment historik dhe një shans i hapur,” tha ajo.

Brnabiç paralajmëroi se mos arritja e një marrëveshjeje do të sjellë një çmim të lartë për të paguar nga të dy palët.

Ndërsa kryeministri maqedon Zoran Zaev tha se beson që ka ardhur koha për të arritur një pajtim historik midis serbëve dhe shqiptarëve.

“Maqedonasit dhe grekët janë pajtuar, bullgarët dhe ne jemi pajtuar. Të tjerët duhet ta bëjnë këtë. Ne jemi europianë dhe duhet ta dëshmojmë këtë”, tha Zaev-i.

Ai theksoi se udhëheqësve duhet t’u jepet një shans për të gjetur një zgjidhje, pasi ajo do të jetë jo vetëm për të mirën e vendeve të tyre, por edhe të gjithë rajonit. Dy kryeministrat morën pjesë në inaugurimin e vendkalimit të integruar kufitar Preshevë – Tabanovc.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ tre makina përplasen, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur

Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Sipërmarrësi kroat Mate Rimac ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri shkrumbon banesën, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët në Fier

Shtëpia e familjes Llambro në Hoxharë të Fierit është shkrumbuar pas një zjarri që ra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Stravaj të Librazhdit, Benz-i përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë tij gjendet një pistoletë

Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër Një aksident i…

LEXO ME SHUME