Categories Lajme

‘Drejtori i ‘313’-tës lejoi Shullazin të takonte ban dën në palestër, i Lushnjës e priste superkri minelin në zyrë’

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kallëzuar në Prokurori dy ish-drejtorë burgjesh, respektivisht ish drejtorët e IEVP Lushnjë, Judmir Shurdhi dhe ish drejtuesin e IEVP ‘Jordan Misja’, Maksim Hamiti.

Kallëzimi ndaj tyre është sepse kanë trajtuar në mënyrë preferenciale dy të burgosur VIP të kategorisë së rrezikshëm.

Sipas padisë së nënshkruar nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismailaj, Emiljano Shullazit i janë krijuar privilegje duke organizuar takime në palestrën e burgut ‘Jordan Misja’ me anëtarë të bandës së tij apo me miq të tyre.

Në procesverbale këto takime janë shënuar si familjare.

“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ardhur në dijeni e më pas verifikuar se drejtuesi i IEVP ‘Jordan Misja’, shtetasi Maksim Hamiti në kundërshtim flagrant me aktet ligjore e nënligjore dhe kompromentuar misionin për trajtim të barabartë dhe në përputhje me aktet rregullative të të burgosurve, ka realizuar trajtim preferencial të të burgosurit Emiljano Shullazi, ndër të tjera edhe takime me të burgosur anëtar të të njëjtit grup të akuzuar, për rrjedhojë dyshojmë se prej tij janë konsumuar elementë të veprës penale, shpërdorim i detyrës”

Në padinë e ngritur për ish drejtorin e “IEVP Lushnjë thuhet se si në shkelje brutale të ligjit, drejtori i burgut realizonte takime në zyrën e tij me të dënuarin Lulzim Caka.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ tre makina përplasen, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur

Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Sipërmarrësi kroat Mate Rimac ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri shkrumbon banesën, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët në Fier

Shtëpia e familjes Llambro në Hoxharë të Fierit është shkrumbuar pas një zjarri që ra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Stravaj të Librazhdit, Benz-i përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë tij gjendet një pistoletë

Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër Një aksident i…

LEXO ME SHUME