Categories Sport

Broja shënon dhe dhuron spektakël, Sauthemptoni mund Totenhemin e Kontes në transfertë

Armando Broja nuk ndalet më. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka lënë pas dëmtimin që pësoi në Kupën FA dhe është kthyer me gol në kampionatin anglez, duke ndihmuar Sauthemptonin të fitonte 3-2 një ndeshje të jashtëzakonshme në transfertë ndaj Totenhem.

Broja, i cili pësoi dëmtim në Kupën FA dhe mungoi në stërvitje gjatë kësaj jave, e nisi ndeshjen me vrull dhe ndonëse Totenhemi shënoi i pari, arriti të barazonte shifrat me një goditje të bukur në zonë në minutën e 23-të. Ky ishte goli i tij i gjashtë këtë sezon në Premier Ligë. Më pas, sulmuesi shqiptar kishte mundësi të tjera për të shënuar, në një sfidë ku skuadra e tij vuri në vështirësi të mëdha skuadrën e Kontes.

Vendasit arritën të shënonin golin e avantazhit me Son mes protestave, pasi aksioni nisi me një faull të dukshëm ndaj Brojës. Por kjo nuk dëshpëroi ekipin e Sauthempton, që rrezikoi fillimisht me Brojën t’i afrohej barazimit, e më pas përmbysi sfidën me golat e Eljonusi dhe Adams brenda dy minutash, për të siguruar një fitore të jashtëzakonshme 3-2 në Londër.

Kështu, ekipi i largohet edhe më shumë zonës së ftohtë të klasifikimit, ndërsa Broja regjistron një tjetër gol që e kthen në vëmendjen e opinionit sportiv në Angli, ku shihet si një nga talentet më premtues.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME