Categories Lajme

BRUKSEL – Roth: Brenda dhjetorit të fillojnë konferencat ndërqeveritare me Shqipërinë dhe MV

Gjermania, që mban presidencën e radhës të Bashkimit Europian, kërkon që brenda muajit dhjetor të zhvillohen konferencat e para ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pa asnjë kusht shtesë për të dyja vendet, deklaroi sot në një konferencë shtypi ministri gjerman për Çështjet Europian, Michael Roth, sipas https://newsroom.consilium.europa.eu/.

“Presidenca gjermane i kushton shumë rëndësi situatës në Ballkan dhe ne dëshirojmë të shohim angazhim të shtuar dhe të thelluar të BE-së te vendet e rajonit, me qëllimin që popujt e tij të kenë besim tek ne”, deklaroi Roth.

“Gjatë presidencës kroate ne dërguam një sinjal mjaft pozitiv për nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe njësoj me Maqedoninë e Veriut, dhe në momentin që flasim po punojmë në mënyrë intensive që në dhjetor të mund të organizojmë konferencat e para ndërqeveritare, që puna të nisë në mënyrë konkrete”, theksoi ai.

“Është në interesin e të gjithë vendeve të BE-së, dhe në veçanti në interesin e fqinjëve më të afërm që vendet e Ballkanit të kenë një perspektivë të vërtetë europiane”, shtoi ai.

“Ne dëshirojmë të jemi ndërmjetës të ndershëm mes partnerëve të ndryshëm dhe dëshirojmë të ndërtojmë ura të sigurta e të besueshme, ndër të tjera, edhe me partnerët bullgarë, pasi duhet të punojmë mbi bazat që kemi vendosur të gjithë, pasi nuk është çështja të shtojmë kritere reja apo kushte të reja, përtej atyre që figurojnë në përfundimet e këshillit dhe në parimet e përbashkëta”, tha Roth, i pyetur veçanërisht për Maqedoninë e Veriut, që për momentin është e bllokuar nga një kërkesë shtesë nga Bullgaria për përfshirjen e zbatimit të Traktatit të Miqësisë në kuadrin negociues.

Roth tha se vendi ka punuar shumë për të arritur deri në pikën aktuale, si me Marrëveshjen e Prespës ashtu edhe me Traktatin e Miqësisë me Bullgarinë./ a.jor.

(https://newsroom.consilium.europa.eu/events/20200922-general-affairs-council-september-2020/128479-3-press-conference-part-3-q-a-20200922)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME