Categories Lajme

Brukseli i hap rrugë Korporatës së Investimeve në Shqipëri: Në të njëjtën linjë me BE-në

Komisioni Europian ka dhënë OK për projektligjin e rishikuar të korporatës së investimeve duke e cilësuar si plotësisht në linjë me kuadrin ligjor të Bashkimit Europian.

Përmes një shkrese zyrtare dërguar ministrisë së jashtme, shefja e njësisë për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën në Drejtorinë e zgjerimit, Michela Matuella deklaron se drafti i ri reflekton plotësisht komentet dhe adreson shqetësimet që komisioni kishte shprehur për projektligjin fillestar.

“Dëshiroj të konfirmoj se drafti i rishikuar për Korporatën e Investimeve që ju na keni dërguar në datën 18 korrik, merr parasysh në mënyrë të plotë komentet tona. Do të doja t’ju falëndëroja për bashkëpunimin shumë të mirë”.

Projektligji fillestar I qeverisë për korporatën shtetërore të investimeve ngjalli shqetësime tek partnerët dhe institucionet ndërkombëtare. Pika më kontroverse e këtij drafti ishte e drejta e korporatës për të prokuruar investime si një kompani private, pra jashtë ligjit të prokurimeve publike dhe në kundërshtim me direktivat e bashkimit europian.

Pas këtyre vërejtjeve nga partnerët ndërkombëtar, komisioni parlamentar i ekonomisë përmes një marrëveshje mes deputetëve të maxhorancës dhe atyre të opozitës vendosi ta tërheq draftin nga votimi në minutat e fundit.

Që nga ajo kohë Ministria e Financave dhe komisioni i ekonomisë kanë zhvilluar konsultime intensive me ekspertët e bashkimit europian për të adresuar shqetësimet e brukselit dhe drafti I rishikuar pritet të votohet këtë të hënë, sipas variantit të dakortësuar me Komisionin Europian./ Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME