Categories Lajme

BSH: Turizmi dhe bujqësia ndikim në rritjen e punësimit

Rritja e punësimit është përshpejtuar gjatë tremujorit të dytë të vitit, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.

Referuar statistikave të BSH-së, rritja e punësimit me bazë vjetore shënoi 3.4%, nga niveli 2.7% që ishte në tremujorin e mëparshëm.

Kontribuesit pozitive në këtë drejtim, kanë rezultuar me bazë të gjerë duke përfshirë sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Raporti i BSH-së, evidenton se, për herë të parë pas disa tremujorësh, ndikime pozitive në rritjen e punësimit, kanë ardhur edhe nga “Bujqësia”.

“Rritja e nivelit të punësimit ndikoi në rënien e normës së papunësisë. Për tremujorin e dytë të vitit 2022, papunësia ra në 11.3% nga niveli 11.4% një tremujor më parë. Në të njëjtën kohë, vihet re rritje e pjesëmarrjes në forcat e punës dhe rënie e nivelit të inaktivitetit”, thekson BSH-ja.

Në analizën e saj Banka evidenton se paralelisht me punësimin është zgjeruar edhe paga.

“Paga mesatare në sektorin privat ka vazhduar të zgjerohet me ritme dyshifrore gjatë tremujorit të dytë. Rritja vjetore shënoi 10.5%, nivel i ngjashëm me tremujorin e mëparshëm (10.2%).

Ndër kontributet sektoriale, spikasin në mënyrë të veçantë degët e “Tregtisë, transportit, akomodimit dhe shërbimit ushqimor”, “Informacionit dhe komunikacionit” dhe “Industrisë”. Ndërkohë, janë shënuar kontribute negative në “Administratë publike, mbrojtje, arsim, shëndetësi” dhe “Arte dhe argëtim”./atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Preka fundin…”/ Ish-banorja e BBV 5 rrëfen momentin e vështirë të jetës: Një mjekim i gabuar i djalit bëri që…

Ish-banorja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Egi Gjyzeli, ka qenë së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën në aksident bashkë me të atin, pedagogu publikon provimin e fundit të studentes së mjekësisë

Mjeku dhe pedagogu Admir Sinamati ka ndarë një reagim prekës për studenten e Fakultetit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dërgonin pacientët e onkologjikut në klinika private, Prokuroria dërgon në gjyq zv.drejtoreshën e QSUT dhe mjekët

Prokuroria e Tiranës përfundon hetimin për mjekët e spitalit Onkologjik dhe zyrtarëve të QSUT. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Tepelenë-Krahës, përplasen dy makina, 8 të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së mërkurës në aksin Tepelenë-Krahës, pranë fshatit Iliras,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në bypass-in Orikum -Vlorë, makina merr para tufën e bagëtive, plagoset çobani

Një aksident ka ndodhur mbrëm në aksin rrugor ByPass në drejtim Orikum–Vlorë. Një mjet tip…

LEXO ME SHUME