Categories Lajme

Budina, Artan Imamit: Kush flet aty, kush jeni ju? “Turp, ke gisht në…”

Regjisori Edmond Budina është përplasur mbrëmjen e sotme me Artan Imamin, të cilin e quajti hajdut dhe bashkëpunëtorë në krim, në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar. Në emisionin “Open”, Budina mbajti fjalën dhe në një lidhje live me Skype po tregonte se çfarë ndodhi gjatë protestës së sotme dhe me çështjen e Teatrit Kombëtar, por u ndërpre nga Imami. Këtij të fundit, Budina i tha se nuk donte të fliste fare me të sepse e cilësonte bashkëpunëtor në krim. Këtu nisi debate dhe konflikti, kur të dy filluan të hidhnin kundër akuza. Në një moment ndërhyri gazetarja Eni Vasili, e cila tha se nuk mund të lejonte që një gje e tillë të ndodhte në emisionin e saj.

Pjesë nga debati Edmond Budina: Kush flet aty, kush jeni ju?

Artan Imami: Jam Imami, Artan Imami… Edmond Budina: Jo jo, shikoni, unë nuk mund të flas me ju, nuk dua të flas me ju sepse ju jeni bashkëpunëtorë në krim, dhe me ata aty….

Artan Imami: Ti gënjen \ Edmond Budina: Gënjen ti Artan se ti nuk ishe këtu…

Artan Imami: U takuam dhe kemi qenë dëshmitarë. Kur të thashë unë që do vij të marr këmishat e tua, më the hajde hajdeni se jua rregullojmë ne

Edmond Budina: T’ju vijë turp

Artan Imami: T’ju vijë turp juve…se keni uzurpuar një pronë publike për dy vite e ca

Edmond Budina: Ore ju lutem do ma hiqni atë

Eni Vasili: Ju lutem se ju kemi marrë për intervistë

Edmond Budina: Hajde bëfshi natën e mirë….ika

Artan Imami: S’kam ardhur këtu të dëgjoj monologun tënd

Eni Vasili: Ju lutem dua të mbaroni intervistën

(mbyllet linja me Budinën)

Artan Imami: Ju lutem…. T’ju tregoj ky njeriu këtu…

Eni Vasili: Jo jo nuk do flasim për zotin Budina….ai nuk është këtu

Artan Imami: Jo, jo po duhet ta dini…

Eni Vasili: Nuk është e drejtë se ai nuk është këtu…

Artan Imami: Pse se keni hall se ikën ai? Ikën ai se ka frikë…..

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME