Categories Lajme

Bujar Leskaj: 4 Janar 1990 – fillimi i fundit të diktaturës!

14 Janari i vitit 1990 do të mbahet mend si dita kur qytetarët e Shkodrës u ngritën në protestë kundër regjimit komunist dhe vendosën të heqin bustin e Stalinit, në qendër të qytetit. Kjo ngjarje, për vetë rëndësinë dhe kohën në të cilën u zhvillua, u konsiderua si demonstrata e parë antikomuniste në Shqipëri.

Lidhur me këtë datë, deputeti i PD Bujar Leskaj shkruan se drejtuesit dhe organizatorët e protestës së parë antikomuniste do të ngelen gjithmonë të skalitur në kujtesën historike të kombit, si pararendës të pluralizmit politik, që solli Lëvizja Studentore të Dhjetorit 1990, ku studentët shkodranë, me në krye Heroin e Demokracisë, Arben Broci ishin në ballë dhe themelues të Partisë Demokratike.

Shkrimi i Bujar Leskajt 4 Janar 1990- fillimi i fundit të diktaturës!

32 vjet më parë, në 14 Janar 1990, rreth 3000 qytetarë shkodranë, të rinj e të reja, u ngritën në protestë kundër regjimit komunist dhe vendosën të heqin bustin e Stalinit, në qendër të qytetit.

Organizimi i protestës kishte filluar që në 11 janar.

Për vetë rëndësinë dhe kohën në të cilën u zhvillua, kjo ngjarje, konsiderohet si demonstrata e parë antikomuniste në Shqipëri dhe merr vlera të veçanta jo vetëm historike, por edhe politike.

Mesazhi ishte i qartë: Shqipëria do të ndahej nga diktatura komuniste dhe nga regjimi gjakatar!

Drejtuesve dhe organizatorëve të protestës së parë antikomuniste, Gjergj Livadhi, Ded Kasneci, Redi Monajka, Flamur Elbasani, Viktor Martini, Nikolin Thana, Klaudio Daka, Tonin Dema, Brahim Bilali, Tefë Cunami, Skënder Madani, Apollon Haxhi, etj, ju bashkuan edhe studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi”.

Këta heronj do të ngelen gjithmonë të skalitur në kujtesën historike të kombit, si pararendës të pluralizmit politik, që solli Lëvizja Studentore të Dhjetorit 1990, ku studentët shkodranë, me në krye Heroin e Demokracisë, Arben Broci ishin në ballë dhe themelues të Partisë Demokratike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME