Categories Kuriozitete

Del në ankand një ”Cadillac” i Elvis Presley-t

”Cadillac”-u tip ”Fleetwood Brougham”, dikur në pronësi të Elvis Presley ka dalë në ankand, deklaroi kompania ”British Car & Classic”.

Makina u ble nga vetë Presley më 26 shtator 1974, për shumën prej 12 512 dollarësh. E pajisur me një sërë opsionesh, të denja për mbretin e rock’n’roll-it, makina është një nga shumë ”Cadillac”-ët të blerë nga Elvis, një fans i madh i markës amerikane, gjatë gjithë jetës së tij.

Makina është e pajisur me një motor V8 8200cc dhe për këtë model me një ngjyrë karrocerie të verdhë ari. Në vitin 1976 Elvis ia dha ”Fleetwood Brougham” mjekut të tij personal, Nichopoulos, i cili e përdori atë për 10 vite. Për të shoqëruar ankandin, sigurisht që janë të gjitha dokumentet që vërtetojnë pronësinë e famshme fillestare, të kompletuara me firmën e Elvis Presley-t, si dhe ndryshimet e mëvonshme të pronësisë.

Edhe pse e mbajtur në gjendje të shkëlqyer, si në karroceri, ashtu edhe në brendësi (me tapiceri të shtrenjta damasku), dhe e kompletuar me të gjitha detajet, makina ka nevojë për një rregullim të mirë për shkak të periudhës së gjatë të ndalimit.

Odometri shënon vetëm 2 776 kilometra dhe motori i fuqishëm është pothuajse plotësisht origjinal, me përjashtim të baterisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME