Categories Lajme

Bujar Leskaj bashkë me kandidaten Nada Daullja zhvillojnë takime me anëtarë dhe banorë të lagjes së Pusit të Mezinit

Bujar Leskaj bashke me kandidaten për deputete, znj. Nada Daullja zhvillon takime me anëtarë, simpatizantë dhe banorë të lagjes së Pusit të Mezinit.

Pusi i Mezinit është kaq pranë qendrës së Vlorës, por shumë larg investimeve dhe mirëqenies dhe i harruar nga pushteti vendor e qendror. Një ecje nëpër rrugët e kësaj lagjeje dhe fjalët e banorëve të bindin për harrimin total të këtyre njerëzve të ndershëm e punëtorë.

Infrastruktura e shkatërruar, varfëria, papunësia, largimi i të rinjve, mungesa e ndriçimit janë disa nga problematikat që shqetësojnë qytetarët e kësaj zone.

U theksova se në këto zgjedhje të gjithë duhet të reagojmë ndaj keqqeverisjes së këtyre 8 viteve; ndaj të keqes, e cila na prek të gjithë ne. Të reagojmë me votë, me votën për PD, e cila në 26 Prill do të sjellë ndryshimin për shqiptarët, për të rinjtë, për shtresën e varfër e të mesme, për ekonominë tonë familjare, për ekonominë e Vlorës.

Pas 25 prillit PD do të bëjë maksimumin për uljen e varfërisë që në mandatin e parë dhe çdo zonë e Vlorës do të zhvillohet.

PD angazhohet për një qeverisje me fytyrë njerëzore, një qeverisje të ndershme për të marrë përsipër përgjegjësinë e normalitetit në Shqipëri dhe të Shqipërisë Europiane!

Dhe kush mund ta bëje më mirë këtë gjë se sa Lulzim Basha, që ka futur në politikën shqiptare konceptin “angazhim” dhe jo “premtim”!

Dhe ky është ndryshimi! Premtimet janë fjalë! Angazhim do të thotë integritet, përgjegjshmëri, llogaridhënie e transparencë! Si Drejtues Politik i qarkut Vlorë ashtu edhe deputetja e ardhshme, Nada Daullja u bëmë thirrje banorëve të Pusit të Mezinit që të votojnë masivisht në 25 prill për numrin 9, për Partinë Demokratike, për Ndryshimin! Në 25 Prill #ShqipëriaFiton #VloraFiton

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Leipzig triumfon ndaj Dortmund, Bayern bën detyrën në shtëpi

Leipzig ka triumfuar 4-1 ndaj Dortmund në ndeshjen e kampionatit. Ekipi i Rose me këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Rama: Po formësohet çdo ditë e më shumë lëvizja sportive në shkolla

Aktivitetet sportive në Vlorë janë shtuar shumë që pas shpalljes “Qyteti Europian i Sportit” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit/ E dielë me diell e temperatura deri në 27 gradë Celcius!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME