Categories Lajme

Bujar Leskaj: Vlora dhe Shqipëria nuk e meritojnë qeverisjen e keqe

Bujar Leskaj kandidati demokrat për deputet në Qarkun e Vlorës deklaron se shqiptarët nuk e meritojnë qeverisjen e keqe aktuale.. “Së bashku me kandidaten për deputete, Znj. Nada Meçorapaj u takuam e biseduam me qytetarë e banorë të lagjes “Pavarësia”.

Bizneset e kësaj lagjeje janë asfiksuar nga politikat e padrejta në këto 8 vitet të keqqeverisjes së sektit Rama. Ai thotë se pagat duhet të jenë më të larta dhe kostot e jetesës më të ulëta Është shpresëdhënës fakti që gjithmonë e më shumë na afrohen e bashkohen njerëz të thjeshtë, qytetarë, të cilët kërkojnë ndryshimin! Qytetarë, qytetarë që shpresojnë për Ndryshimin, qytetarë që besojnë tek Ndryshimi që ne përfaqësojmë!

Shqipëria ka nevojë për Ndryshim që jetët e qytetarëve vlonjatë të përmirësohen – që të kenë më shumë vende pune, për t’u sjellë të rinjve një të ardhme më të mirë në Shqipëri, për të përmirësuar jetën tonë.

Shqiptarët nuk e meritojnë qeverisjen e keqe aktuale. Pagat duhet të jenë më të larta dhe kostot e jetesës më të ulëta. Shteti duhet të mundësojë më shumë punë, shqiptarët meritojnë shërbime më të mira shëndetësore dhe arsim më të mirë për fëmijët e tyre.

Partia Demokratike angazhohet që në qeveri do ta ngremë pagën minimale në 36,000 Lekë dhe do të krijojë 110,000 vende të reja pune!

Ndryshimi po vjen! Në 25 prill Rama humb dhe Shqipëria fiton!”, deklaron drejtuesi politik i fushatës së PD-së në Vlorës, Bujar Leskaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tetori Rozë/Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, i njohur në mbarë botën si…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv në Greqi, ku futbollisti 16-vjeçar me origjinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga!

Një call center nëpërmjet të cilit mashtroheshin shtetas të huaj me qëllim vjedhjen e shumave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti\ Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare

Për ditën e sotme (30 shtator), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME