Categories Lajme

Bujqësia pa asnjë ndihmë, Ervin Salianji takon fermerët

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka zhvilluar sot një takim me disa fermerë në Lushnjë, të cilët kanë ngritur shqetësimet e tyre, ndërsa akuzojnë qeverisë se ajo i ka braktisur në këtë kohë pandemie. Bujqësia është sektori që nuk ka marrë asnjë qindarkë ndihmë nga qeveria, megjithëse, siç theksoi Ervin Salianji në regjistrat e shtetit llogariten si të punësuar rreth 461 mijë persona. “Qeveria nuk flet për sektorin bujqësor. Bujqësia është në gjendje të mjerueshme në të gjithë vendin. Ne kërkojmë që të kthehet vëmendja tek fermerët dhe sektori bujqësor, që është një nga pjesët më të rëndësishme të ekonomisë së vendit”- theksoi Ervin Salianji gjatë bashkëbisedimit me fermerët, të cilët thanë se të gjithë ishin me kredi dhe ishin zhytur akoma më keq në borxhe këto dy muaj.

“Nafta është shumë e shtrenjtë dhe e paguajmë njësoj si karburantin e makinës së Edi Ramës”- u shpreh një fermer, ndërsa një tjetër i revoltuar tha se “qeveria nuk ka na ka fare në listë. Nuk na ka as për gjë, rrojmë apo nuk rrojmë.”. “Nuk marrin subvencion. Ka nxjerrë policët, ka bllokuar tregjet që fermerët të mos dalin e të shesin.”- tha një fermer tjetër. Salianji ndau të njëjtin mendim me fermerët se kjo situatë e rënduar vjen për shkak të dorëzimit të ekonomisë tek pak klientë të Edi Ramës.

“Ekonominë e kontrollojnë 2-3 oligarkë. U jep naftën, edhe portet, ndërtimin, shpërndarjen, magazinimin. Shqipëria punon për 10 vetë, ndërkohë që 3 milionë të tjerë vuajnë”-tha Salianji, i cili e krahasoi qeverinë Rama me një katastrofë. “Në çdo sektor thonë që Rama është bërë më keq se virusi. Ata tremben më shumë nga katastrofa Rama, sesa nga virusi i koronës.”- u shpreh Salianji, ndërsa një fermer i revoltuar nga mungesa e hershme e mbështetjes nga qeveria tha se “Virusi ka 8 vjet, që kur ka ardhur Edi Rama në pushtet”.

foto galeri

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME