Categories Lajme

Eurodeputetët: Shqipëria të plotësojë 15 kushtet

-Eurodeputetët e Partive Popullore Europiane, Kinga Gál, Michal Gahler, David Lega dhe të tjerë kanë kërkuar sqarime nga Komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhely. Pyetja e tyre ishte një: Pse Shqipëria nuk ka plotësuar kushtet e vendosura nga BE dhe veçanërisht nga parlamenti gjerman? Ndërkohë kryeministri Rama nuk  po jep shenja se do të ndryshojë kursin antidemokratik të qeverisë së tij. Tani opozita nuk duhet të presë më, Bulevardi kryesor po pret si para një viti!

Në Zagreb të Kroacisë u mbajt dy ditë më parë Këshilli i Bashkimit Europian. Takimi i krerëve të BE-së ishte planifikuar si një pikë kthese për integrimin e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe gjithë rajonit. Pas bllokimit që iu bë negociatave në fund të vitit 2019 për fajin e Shqipërisë se nuk ishte gati, por për të dhënë një sinjal shprese për Ballkanin, drejtuesit e BE zgjodhën samitin e Kroacisë si vendin nga ku do të jepej një mesazh i qartë. Në muajin mars Komisioni Europian dha një “po” për negociatat, por duke kërkuar plotësimin e kushteve, si drejtësia, reforma zgjedhore dhe media. Deklarata përfundimtare e Këshillit të BE ka vetëm dy fjali për integrimin. “BE edhe njëherë riafirmon mbështetjen e saj të paanshme për përspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Partnerët e Ballkanit Perëndimor përsëritën angazhimin e tyre ndaj perspektivës evropiane si zgjidhja e tyre e fortë strategjike. Besueshmëria e këtij angazhimi varet gjithashtu nga komunikimi i qartë publik dhe zbatimi i reformave të nevojshme”,- thuhet në deklaratën e Këshillit. Pjesa tjetër e qëndrimit të BE lidhet me pandeminë.

Problemet që ka Shqipëria nuk janë diskutuar fare dhe për sa kohë askush nuk flet atëhere Edi Rama vazhdon punën e tij nga Surreli.  Sepse BE ka hallet e saj. Nëse çështja e Shqipërisë, reformat e munguara, korrupsioni, kriza politike, bllokimi i drejtësisë, lira e shtypit dhe problemet e tjera që kemi ne do të diskutoheshin në tryezë, rezultati mund të ishte masakrues për qeverinë “Rama”. BE ka vendosur 15 kushte për Shqipërinë për hapjen e negociatave, ku përfshihen dhe kushtet e Bundestagut gjerman. Janë të gjitha çështje të mprehta që prekin thelbin e krizës që po kalon Shqipëria. Qeveria “Rama” jo vetëm nuk ka plotësuar asnjë kusht, por në muajt e fundit ka thelluar edhe më shumë skandalet dhe degradimin e institucioneve. Përgjigja që Shqipëria mori nga BE flet për një tjetër dështim të qeverisë, por në panikun e pandemisë dhe koronavirusit, çështja e integrimit nuk po përmendet më as nga kryeministri dhe as nga ministrat.

Ndërsa Këshilli i BE e shmangu problemin e Shqipërisë, dje eurodeputet kanë ngritur me shqetësim në Parlamentin Europian çështjen e 15 kushteve që janë vendosur për qeverinë “Rama”. Eurodeputetët e Partive Popullore Europiane, Kinga Gál, Michal Gahler, David Lega dhe të tjerë kanë kërkuar sqarime nga Komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhely. Eurodeputetët kanë pyetur se në çfarë faze është plotësimi i detyrave të shtëpisë për qeverinë e Shqipërisë. Përgjigja e komisionerit që monitoron ecurinë e reformave ishte se kishte marrë premtimin nga qeveria shqiptare se do të vijonte kryerjen e tyre.

Pavarësisht se KE ka dhënë në mars një “po” për negociatat, nisja konkrete e tyre dhe ecuria e Shqipërisë varet nga plotësimi i këtyre kushteve. Kushti më i parë, si rend kohor, është hartimi i reformës zgjedhore. Ndërkohë që priten rezultate konkrete, qeverisja në Shqipëri vetëm përkeqësohet. Raportet e fundit ndërkombëtare të Freedom House dhe të Këshillit të Europës flasin për probleme serioze me mediat, të drejtat e njeriut dhe një kaos në reformën në drejtësi. Kushtet e BE dhe Bungestagut gjerman janë çështje konkrete që nisin që nga kriza politike, dënimi i korrupsionit dhe krimit dhe deri të reformat themelore të shtetit. Janë të gjitha detyra që kërkojnë zgjidhje dhe zgjedhje politike. Por nën justifikimin e pandemisë, qeveria “Rama” ka vendosur që të bllokojë çdo gjë, përfshirë dhe integrimin e vendit duke ruajtur vetëm pushtetin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Jeta ime në rrezik”- Pranohet kërkesa e Durim Bamit, do të transferohet nga “313” në burgun e Fushë-Krujës

Është pranuar kërkesa e Durim Bamit për t’u transferuar nga IEVP “313” në burgun e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

59-vjeçari u dyshua se humbi jetën për shkaqe natyrale, zbardhet dinamika e ngjarjes së 13 prillit në Durrës. Arrestohet 42-vjeçari…

Policia e Durrësit ka zbardhur rrethanat e vdekjes së një 59-vjeçari, ngjarje e cila fillimisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 62-vjeçari! Ja çfarë iu sekuestruan dhe akuzat ndaj tij nga policia e Lezhës

Një 62-vjeçar është arrestuar ditën e sotme (18 prill) nga policia e Lezhës, pasi akuzohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ja arsenali i sekuestruar në Burgun e Peqinit, Nga çakmaku i shkrirë për thikë dhe kaçavidat e improvizuara, te gërshërët etj….

Thika dhe kaçavida të improvizuara, gërshërë, pirun, pajisje elektronike dhe deri në çakmakë dhe kabuj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i befasishëm në burgun e Peqinit, nisin kontrollet në qeli

Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë ndërmarrë një operacion të gjerë dhe…

LEXO ME SHUME