Categories Lajme

Bukë me ujë të bekuar, receta sekrete e gjyshes greke që ia trashëgoi një Fieraku

Me një recetë sekrete dhe pasionin për punën e bukëpjekësit, një i ri nga Fieri po i konkuron prodhuesit tradicionalë dhe të vjetër te bukës.Pasuria me të cilën emigranti Erald Çelniku u kthye në vendlindje nuk kishte vlerë monetare por po i kthehet si e tillë.  Kryevepra e tij si bukëpjekës, është kombinimi i një recete të vjetër greke me miell nga gruri i fushave të Myzeqesë.

Historia është e denjë për t’u treguar nga gjyshi te nipërit.“Buka e gjyshes” i dedikohet zonjës së moshuar greke me emrin Katerina. Kjo e fundit ia dha recetën familjare të trashëguar nga brezi në brez, një shqiptari. Dy përbërës, uji i bekuar me të cilin zihet brumi mëmë, ndërsa tjetri, sekret të cilin 38 vjeçari nuk do ta tregojë për momentin.Fale “bukës së gjyshes” por edhe produkteve të tjera të brumit, në pak vite, familja Çelniku ka hapur tre dyqane buke dhe ëmbëlsirash.Emigrantët e kthyer nga Greqia në pjesën më të madhe kanë përvetësuar zanatin e bukëpjekësit duke qënë ky i fundit një traditë tipike e vendit fqinj. ABC News Albania 24/7

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME