Categories Bota

Bullgaria bëhet gati për luftë, blen 8 avionë me vlerë miliona euro

Këshilli bullgar i Ministrave do t’i propozojë parlamentit të japë dritën e gjelbër për hapjen e negociatave me SHBA-në për blerjen e avionë luftarakë, tip F-16 për forcat ajrore bullgare, theksoi ministri i Mbrojtjes, Krasimir Karakachanov, pas një takimi ku u diskutua për blerjen e aeroplanëve luftarakë, që duhet të zëvendësojnë avionët sovjetikë, tip Mig22, raporton ata. Blerja e tetë avionëve luftarakë kushton 920 milionë euro dhe dy avionët e parë duhet të dorëzohen brenda dy viteve.

Qeveria e Sofjes kishte njoftuar qëllimin e saj blerjen e F16 në dhjetor, pas një bisede telefonike të sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompey, me kryeministrin bullgar, Bojko Borisov. Shtëpia e Bardhë njoftoi se po bashkëpunon me autoritetet bullgare për të siguruar që blerja e avionëve të  jetë në përshtatshmëri me kornizën buxhetore bullgare.

Aktualisht, oferta SHBA tejkalon kufirin e pritur të shpenzimeve. Vendimi i ekzekutivit ndezi polemika të ashpra në Bullgari. Përkrahësit e vendimit të qeverisë theksojnë se shumica e aleatëve të NATO-s përdorin F16, ndërsa kritikët akuzojnë ekzekutivin për shkelje të rregullave të prokurimit publik. “Procedura për blerjen e avionëve luftarakë është keqinterpretuar, qeveria duhet të respektojë rregullat dhe ligjet”, deklaroi presidenti bullgar, Rumen Radev.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vrasja e shefit të kompanisë së sigurimeve në SHBA, ky është 26-vjeçari i arrestuar si autor i krimit!

Një 26-vjeçar është akuzuar për vrasje si autor i vrasjes së shefit ekzekutiv të UnitedHealthcare,…

LEXO ME SHUME