Categories Bota

I riu dergjet në krevat për një iPhone, shiti veshkën për ta blerë

Një 25-vjeçar, që shiti një prej veshkave të tij në tregun e zi për të blerë një iPhone dhe iPad të ri, ka mbetur me aftësi të kufizuar. I riu nga Kina nuk lëviz dot nga krevati dhe kërkon kujdes të vazhdueshëm. Djali, i njohur me mbiemrin Wang, hoqi veshkën në një klinikë të nëndheshme përpara se ta shiste në tregun e zi për 2.528 paund në vitin 2011, kur ishte vetëm 17 vjeç.

Ai donte të blinte një iPhone dhe iPad për ti provuar shokëve të klasës së është trendi, por prindërit e tij të varfër nuk mund ti përballonin shpenzimet. Historia e 25-vjeçarit tronditi vendin në atë kohë, duke bërë që  iPhone të konsiderohej si ‘makineria e veshkave’ nga përdoruesit e internetit. Për të blerë telefonin, Wang në atë kohë gjeti tre ndërmjetës në një platformë kineze të bisedimeve online QQ, të cilët i premtuan ta ndihmonin në realizimin e ëndrrës së tij, por me koston e një veshke. Për të përfunduar transaksionin, Wang udhëtoi nga vendlindja e tij në Provincën lindore Anhui , një nga provincat më të varfra të Kinës, në Provincën jugore Hunan në prill të vitit 2011. Ai organizoi udhëtimin fshehurazi dhe as prindërit e tij nuk ishin në dijeni të planit.

Pas mbërritjes në Hunan, ndërmjetësuesit e dërguan djalin tek dy kirurgë, një asistent kirurg dhe një infermiere, që punonin në spitalet lokale. Operacioni u zhvillua në një klinikë të paautorizuar. Veshka u shit pastaj tek një pacient me anë të një ndërmjetësi në mënyrë të paligjshme dhe marrësi pagoi 17.258 paund si edhe 7.860 paund për organin. Wang mori 10% të fitimit të totalit, ndërkohë që ndërmjetësit mbajtën shumicën e parave. Djali menjëherë bleu një iPhone 4 dhe një iPad 2 me paratë përpara se të kthehej në Provinca Anhui. Nëna e tij zbuloi situatën dhe kur e pa me aparatet digjitale në dorë.Ajo pyeti se ku i mori marrë paratë dhe Wang i tha se kishte shitur veshkën. Pas operacionit, shëndeti i Wang u përkeqësua. Tani ai vuan nga mungesa e veshkës dhe është me aftësi të kufizuara.

Në prill të vitit 2012, nëntë njerëz të përfshirë në çështje, mes tyre tre ndërmjetës dhe dy mjekë u akuzuan nga prokurorët publikë në qytetin e Chenzhou ku u bë operacioni. Ndërmjetësit u dënuan tre deri në pesë vite burg ndërsa dy mjekët u dënuan me tre vite secili. Familjes së Ëang iu dha 169.000 paund si kompensim. Shtatë vite pas shitjes së veshkës, jeta e Wang është bërë jashtëzakonisht e vështirë. Ai qëndron çdo ditë në shtrat pa lëvizur dhe me familjen që kujdeset për të. Wang braktisi studimet e tij dhe jeton me përfitime sociale. 25-vjeçari vuan nga dështimi i veshkës dhe ka nevojë për dializë të rregullt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vrasja e shefit të kompanisë së sigurimeve në SHBA, ky është 26-vjeçari i arrestuar si autor i krimit!

Një 26-vjeçar është akuzuar për vrasje si autor i vrasjes së shefit ekzekutiv të UnitedHealthcare,…

LEXO ME SHUME