Categories Lajme

Bulqizë/ Ndalohet 28-vjeçari, në kërkim një tjetër

Një person ka rënë në p rangat e policisë dhe një tjetër është shpallur në kërkim për transportim të paligjshëm të emigrantëve, kundrejt shpërblimit.

Sipas policisë në p ranga ka rënë 28-vjeçari F.G., banues në Gjoricë dhe në kërkim është shpallur F.G. Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprën p enale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

Bulqizë/Informacion Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim nga DVP Tiranë dhe DVP Korçe, për dhënie ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë në bashkëpunim me Postën e Policisë Shupenzë dhe DVP Tiranë, kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim policor :

F.G., 28 vjeç, banues në Gjoricë, Bulqizë. Shtetasi F. G., në bashkëpunim me një shtetas tjetër të a rrestuar më parë nga Policia, me datë 20.06.2012, në rrugën e Elbasanit, është kapur duke transportuar emigrantë të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Gjithashtu shtetasi F. G., ishte i shpallur në kërkim policor edhe nga DVP Korçë, pasi në aksin rrugor Korçë-Pogradec, është konstatuar duke transportuar emigrantë të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME