Categories Lajme

Bumçi: Berlini i ka hapur dyert shqiptarëve, ndërsa qeverisë i ka vënë kushte

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, deklaroi në studion e Ditari në A2 se “qëndrimi i Gjermanisë u thotë shqiptarëve që e keni derën e hapur në BE”, në një kohë kur, sipas tij, “Serbia dhe Mali i Zi janë para nesh, kur edhe Maqedonia e Veriut pret hapjen e negociatave me të drejtë, lënia mbrapa e Shqipërisë, që do të ishte në një grup me Bosnjen dhe Kosovën, do të ishte një mesazh jo i mirë për shqiptarët”.

“Berlini ka thënë “po, Shqipëria i përket Evropës, por qeveria duhet të plotësojë 9 kushte”. Holanda e bëri të qartë qëndrimin e saj kur hapi debat për kthimin e vizave me ne, ndërsa Franca nuk është shprehur deri tani”, theksoi Bumçi.

Sipas ish-deputetit, kryeministri Edi Rama “ka kërcënuar me trazira në Ballkan nëse i hapen negociatat vetëm Maqedonisë së Veriut”.

“Në pamundësi për ta kthyer këtë vend në një hapësirë që i ngjan Evropës, i ka mbetur të bëjë vetëm këto veprime të dëshpëruara”, tha Bumçi

Kur u pyet në lidhje me Reformën Zgjedhore, Bumçi u shpreh: “Nëse je i sëmurë rëndë, nuk nisesh dot nga makiazhi apo rregullimi i flokëve. Sëmundja është e thjeshtë: jemi në vitin e 7 të qeverisjes së Edi Ramës, i cili qeveris i vetëm. Ka kapur të gjitha institucionet e vendit dhe ekonomia shqiptare ka hyrë në një spirale krize”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME