Categories Lajme

Burg dhe dëbim për shqiptarin, media britanike: Shtëpitë e barit po lenë lagjet pa energji

Një shqiptar, i cili drejtonte një shtëpi kanabisi në një fshat të vogël në Sheffield do të dëbohet nga Mbretëria e Bashkuar.

Por përpara ai duhet të vuajë një dënim. E. Briskaj ishte pa letra në Britani. Ai u arrestua më 27 Shtator. Në banesën ku ai po qëndronte u gjetën 100 rrënjë kanabis.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, sasia e drogës që po kultivonte 31-vjeçari Briskaj do të sillte fitime deri në 200 mijë Paund.

Por përveç dëbimit, i riu shqiptar duhet të vuajë edhe një dënim me 8 muaj burg për prodhim lëndësh narkotike.

Mediat shkruajnë se për shkak të mbingarkesës me energji elektrike që kërkojnë këto shtëpi, disa lagje mbesin pa energji elektrike.

“Shtëpitë e barit janë një kërcënim, duke shkaktuar dhunë, shfrytëzim dhe skllavëri. Dhe në shumicën e rasteve, shtëpitë e barit, të cilat kërkojnë shumë energji elektrike, mbingarkojnë transformatorët lokalë dhe zhysin lagjet në errësirë për orë të tëra”, shkruajnë mediat./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME