Categories Lajme

Burrel: 23 vjet pas shpërthimit të municioneve që shkaktoi 23 viktima, situata mbetet problematike dhe e rrezikshme

Njëzet e tre vjet pas shpërthimit që shkaktoi 23 viktima në Tunelet e Qafështamës, situata atje mbetet problematike dhe e rrezikshme.

Predha dhe armatime luftarake vijojnë të zbulohen pranë tuneleve. Banorët iu janë rikthyer gërmimeve për të gjetur predha që më pas i shesin për skrap.

Për të shmangur filmimet nga televizioni Ora News, ata braktisën veglat e punës.

Duket se shpërthimi i fuqishëm i 29 prillit 1997 ka shpërndarë shumë municione luftarake në shpatin e malit përballë tuneleve.

Dy vjet më parë, Ministria e Mbrojtjes ndërhyri në zonë duke pastruar hotspotet, por pamjet tregojnë se aty ende kanë mbetur armatime.

Madje predha të rrezikshme janë gjetur vetem 10 metra poshtë tuneleve.

Ndaj duket se lind nevoja që zona të kontrollohet edhe një herë nga ekspertët për të eleminuar përgjithmonë rrezikun e predhave dhe municioneve luftarake në zonën e Qafështamës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME