Categories Politike

Anti-KÇK, Vasili akuza Ramës: E ktheve Shqipërinë në lavatriçe të parave të pista

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili në një deklaratë për mediat ka reaguar ndaj paketës KÇK të qeverisë Rama.

Sipas Vasilit, reforma në drejtësi u ndërmor për të pasur një drejtësi të pavarur nga politika dhe aq më pak nga qeveria. Ai tha se është vetë Rama që e ktheu Shqipërinë në një lavatriçe të parave të pista.

“Është Edi Rama e ktheu Shqipërinë në lavatriçe e parave të pista. Aq sa Këshilli i Europës e riktheu Shqipërinë në monitorimin e parave të zeza, parave të pista. Nga një monitorim nga i cili Shqipëria kishte dalë me vite si një vend që nuk e kishte më këtë problem.

Pra çështjen e parave të pista e riktheu sërish Edi Rama. Njëkohësisht, për shkak të kësaj qeverisje Shqipëria është një nder tre vendet më të korruptuara të globit. Me Sierra Leone dhe vendet e Afrikës të cilët dihet se në ç’nivele mizerabël demokracie dhe funksionimit të shtetit të së drejtës ekzistojnë.

Dihet më së miri sepse Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur të zezën mbi të bardhë që Shqipëria nën qeverisjen e Edi Ramës u kthye në bazë të krimit të organizuar për aksione nga SHBA, Amerika Latine, Lindjen e Mesme, Europë.

Pra, është fare e qartë si drita e diellit që njeriu që mbodhi krimin, jeton me krimin, përdor krimin, ndan paratë me krimin, ndan fondet publike e shtetërore me krimin nuk mund të jetë ky që mund të luftojë krimin.

Dhe aq më pak ta ushtrojë këtë me instrumente anti-ligjore, anti-kushtetuese dhe që i kundërvihen reformës në drejtësi,”-u shpreh Vasili.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME