Categories Lajme

Burri francez lë takim me një femër për s*ks, i shfaqet 18 vjeçari shqiptar me…

Një takim i lënë nëpërmjet një reklame të klasifikuar përfundon si mos më keq për një burrë 55 vjeçar francez.  Burri në moshë dëshironte të kalonte ca momente të mira të shtunën që lamë pas duke paguar. Ai kontakton numrin e reklamës së klasifikuar dhe vendos për një takim me zonjën e re në shtëpinë e tij.

Duke dashur të jetë zemërgjerë, ai paguan 200 € paradhënie. Por, nuk kishte kohë të merrte masa kur një burrë me thikë kasapi u shfaq në rezidencën e tij në Lattois, e cila nuk ishte mbyllur. I riu pretendon se e ka motër vajzën që ka telefonuar dhe dëshiron të marrë hak. Ajo strehohet në makinën e parkuar përpara, ndërsa sulmuesi godet tavolinën dhe divanin e dhomës së ndenjes dhe kërcënon se do ta sulmojë.

Viktima, për të qetësuar individin, i ofron para duke i kërkuar që të shkonin pranë bankomatit. Treshja shkon në Pérols me makinën e çiftit. V iktima tërheq 500 € për çiftin dhe dyshja e lë pranë shtëpisë së tij dhe ikën. Por 55 vjeçari francez, mban mend numrin e targës dhe modelin e makinës. Kriminelët arrestohen nga policia në Prés-d’Arènes. Një xhaketë e vjedhur nga Lattois dhe paratë gjenden në automjet.

Në paraburgim përfundon një 18 vjeçar me origjinë shqiptare, i shkuar në Francë i pa shoqëruar kur ishte i mitur. Ai thotë se me vajzën 28 vjeçare janë takuar vetëm  15 ditë dhe se ai nuk di asgjë për aktivitetet e gruas së re. Ai tha se kishte shkuar me thikë sepse ishte “i zemëruar”, shkruajnë mediat lokale. Vajza u besoi oficerëve të policisë duke thënë se i riu ishte krejtësisht i vetëdijshëm dhe se ai po përfitonte nga kjo veprimtari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU bllokon 155 kg ushqime te Akademia dhe te ‘Sori-Al’

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar lidhur me dyshimet për helmim të disa kursantëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrëzohet aksidentalisht 60-vjeçari nga ura në Devoll, gjendet i pajetë në lumë

Një 60-vjeçar nga fshati Kurilë i Devollit është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm dhe dyshohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet në Rinas pjesëtari i grupit të Marklen Hakës

Forcat Shqiponja kanë arrestuar  Aurel Deliun, i cili është pjesë e grupit të Marklen Hakës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë! Dyshohet nga ushqimi i shërbyer nga një kompani private

Rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME