Categories Lajme

Burri i dha borxh shokëve 20 milionë lekë, gruaja humb ndjenjat në emision kur mëson se publiku e…

Flutura është në një konflikt të ashpër me bashkëshortin e saj Veladinin dhe nuk po gjen dot gjuhën e komunikimit me të.

Shkak është bërë një shumë prej 20 milionë lekësh të vjetra që ai i ka dhënë borxh prej shumë vitesh tek dy persona. Ata nuk po i’a kthejnë paratë dhe për këtë Flutura fajëson të shoqin i cili është treguar i pa kujdesshëm. Një pjesë e mirë e atyre lëkëve, ajo thotë se janë nga puna e saj prej 15 vitesh në Greqi të cilat Veladini i’a ka marrë pa e pyetur fare. Si do të gjendet zgjidhja e këtij problemi i cili po rrezikon marrëdhënien bashkëshortore pas 32 vitesh martesë?

Në fund të seancës së rubrikës “Shihemi në Gjyq” në Tv Klan teksa të gjithë po mësonin vendimin e publikut zonja Flutura humbet ndjenjat. Sapo mësoi nga Ardit Gjebrea se publiku i kishte dhënë asaj të drejtë ajo u emocionua. Gjendja shëndetësore e Fluturës është e mirë.

Eni Çobani:  Dy bashkëshortët Flutura dhe Veladin, vijnë nga Cërriku. Flutura në një martesë gati 30 vjeçare me Veladinin, me të cilin ka dhe 3 fëmijë, puna e saj në Greqi për vite me radhë nuk është respektuar dhe gjithë paraja është mbajtur nga kryefamiljari dhe më pas është dhënë në mënyra joligjore personave të tretë. Mes tyre është edhe z.Tomor Luta, sipas dokumentit që kam në dorë dhe Agim Tomici, ata janë të ftuar kur dëshirojnë për t’i dalë përballë zotërinjëve nëse gjërat nuk janë të vërteta apo i janë cënuar, por besoj se janë të vërteta.

Flasim për 20 milionë lekë që për familjen është një shumë e konsiderueshme dhe keni vite që ju e vuani këtë problematikë. Ju i pari, z.Veladin duhet të merrnit përgjegjësinë, por shoh që edhe sot në këto momente që Flutura është shumë e acaruar përpos edhe fjalorit të përdorur jo shumë normal në një media. Unë i kërkoj ndjesë gjithë publikut edhe për fjalët e përdorura, por sigurisht që problemi është shumë i rëndë.

Dua të kuptoj pak konceptin tuaj si një burrë shqiptar faktin që ju i drejtoheni gruas me fjalë aspak normale, ju bëra një pyetje e doni Fluturën? Keni bërë 3 fëmijë me të. E akuzuat që ti nga Gramshi nuk ke prurë gjë, një qytet i nderuar që ka vajza e burra shumë të mirë. Çfarë pretendonit të sillte nga Gramshi zonja përveç vetes? Toka, shtëpi? Në vitin 89-të jeni martuar, jemi në vitin 2022 dhe ju i drejtoheni sikur nuk e njihni fare..

Flutura: Si skllave…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME