Categories Lajme

Burri i zhdukur prej 6 muajsh/ “S’më përgjigjet në telefon”, gruaja: Kemi 22 vite martesë, hera e fundit që e kërkoj

lbina kërkon në “Shihemi në Gjyq”, bashkëshortin e saj prej 22vjetësh, Yllin. Në insertin prezantues të rubrikës  së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Albina shpjegon se prej 6 muajsh nuk ka asnjë kontakt me të. ajo e bën të qartë se kjo është hera e fundit që e kërkon.

Albina: Pas 22 vjetësh, nuk kam më burrë fare. Ai është larguar 6 muaj dhe nuk më hap as telefonin, as nuk përgjigjet fare, fare. Nuk e di pse, kush është arsyeja e vërtetë për këtë gjë, si duket leku i ndryshoka njerëzit. Është hera e fundit që unë e kërkoj Yllin. Ai le të bëjë si të dojë!

Në studion e programit, Albina shton se kërkon arsyen e vërtetë të largimit të tij.

Albina: Unë quhem Albina Dervishi, jetoj në Gjermani. Jam e martuar 22 vjet. Kam 3 çuna. Tani jetoj vetëm sepse burri që kam sjellë  këtu, Ylli Dervishi, ka 6 muaj që është larguar. Është hera e fundit që e kërkoj sepse jam munduar shumë.

 

 

Ardit Gjebrea: Pse është larguar Albina?

Albina: Unë prandaj kam ardhur këtu sepse nuk e di arsyen e vërtetë. Pas 22 vjet martese bashkë, kemi kaluar çdo vështirësi, çdo stres, çdo të paparë, për mua është e pashpjegueshme./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME