Categories Lajme

“Burrin e lashë në luftë”, shqiptarja nga Pogradeci tregon tmerrin në Ukrainë: Si i shpëtova bombardimeve ruse (VIDEO)

Amanda Tanellari është një nga shqiptaret që e ka përjetuar luftën në Ukrainë, ndërsa bombardimet ruse e detyruan atë që të largohej nga aty dhe të vinte në atdheun e saj. Në një intervistë për gazetaren Lorena Kodra, vajza nga Pogradeci tha se burri i saj, një shtetas ukrainas, ishte në luftë, ndërsa ajo me fëmijën e tyre të mitur ishte kthyer në Shqipëri.

Ajo tha se jetonte afër centralit më të madh bërthamor në Europë.

“Unë jam nga ata njerëz me fat, pasi kam pasur ku të shkojë. Jam e martuar në Ukrainë. Po vijë në shtëpinë time. S’ja merrte mendja njeri që në 2022 të ndodhte një luftë e tillë. Po vriten njerëz, po bombardohen maternitete, po vriten gra shtatzëna, pleq, po bombardohen uzina, fabrika. Por ne duhet të sensibilizohemi, duhet t’i themi NATO-s që të mbrojë qiejt e Ukrainës. Unë kam jetuar atje ku është centrali më i madh bërthamor.

Atje është situatë e vështirë. nëse ai central shpërthen, s’dihet ça bëhet. Kemi ndenjur 4 ditë në doganë për të kaluar në Poloni. Kam parë nëna me fëmijë të vegjël. Ishte situatë katastrofike. Shqiptarët e dinë se ça ka qenë lufta. Ju lutem, sensibilizoheni. Thojini jo luftës! kur shikoja ato nëna me fëmijët që qanin dhe se kuptonin ça ndodh. Atje kam bashkëshortin atje, flas çdo ditë me të.”, tha Amanda Tanellari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME