Categories Lajme

Buxheti i 2020 merr miratimin e ‘Ligjeve’/ Denaj: 4 prioritetet dhe objektivat

Projektbuxheti i shtetit për vitin 2020 u shqyrtua dhe miratua në parim nga komisioni parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj u shpreh se Projektbuxheti 2020 është realist, mbështet reformat e qeverisë që sigurojnë një rritje ekonomike të qëndrueshme dhe sektorët prioritarë që ndikojnë në rritjen e punësimit dhe në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Sektorët prioritarë që mbështeten nga Projektbuxheti 2020 janë arsimi, shëndetësia, bujqësia, dhe mbrojtja, ku financimet për vitin e ardhshëm do të jenë në rritje në krahasim me vitin 2019. Gjithashtu, prioritet i Projektbuxhetit është edhe Reforma në Drejtësi, ku për vitin 2020 parashikohet që kostot vijuese dhe të reja të institucioneve të reja të drejtësisë të kapin një vlerë të konsiderueshme prej 2.9 miliardë lekë.

Ministrja Denaj theksoi se disa prej objektivave të Projektbuxhetit të vitit të ardhshëm janë: sigurimi i rritjes ekonomike mbi nivelin e 4%; ulja e papunësisë në nivelin 10.6%; mbajtja e deficitit buxhetor në nivelin e 1.6 % të Produktit të Brendshëm Bruto; ulja e nivelit të Borxhit publik në 62.2% të PBB-së në fund të vitit të ardhshëm.

Shpenzimet buxhetore të programuara për vitin 2020 janë rreth 532 miliardë lekë ose rreth 29.7% e Produktit të Brendshëm Bruto, me një rritje rreth 5.1% krahasuar me të pritshmin e vitit 2019. Ajo tha se projektbuxheti i vitit 2020 siguron një nivel të lartë të investimeve publike prej mbi 4.5% e Produktit të Brendshëm Bruto, në mbështetje të rritjes ekonomike dhe punësimit.

Gjithashtu, shtoi se synohet ruajtja e Balancës Primare Pozitive, e cila do të jetë pozitive për të pestin vit radhazi në nivelin 0.7%, duke synuar mbajtjen e borxhit në trajektoren rënëse. Ndërsa deputeti Bashkim Fino, i cili ishte dhe relator i Projektbuxhetit, vlerësoi mbështetjen buxhetore për Reformën në Drejtësi dhe Arsim, të cilat do kenë një impakt të ndjeshëm te qytetarët gjatë vitit të ardhshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Himarë/ 74-vjeçari gjendet pa shenja jete në dhomën e hotelit në Jalë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në Jalë, në Bashkinë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 31-vjeçari dërgohet me urgjencë drejt Traumës, U rrëzua në greminë, duke mbledhur çaj mali

Drilon Agolli, 31 vjeç u rrëzua ditën e djeshme nga një shkëmb në Malin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanionet e Gjipesë, nxirren 4 turistët e bllokuar në greminë

Katër turistë u bllokuan në kanionet e Gjipesë, pjesë e territorit të Bashkisë së Himarës, mesditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME