Categories Lajme

‘Garojmë, të shohim sa gaz nxjerr makina juaj’/ ‘Provokimi’ i vajzës solli garën me makina…dhe vdekjen e 17-vjeçarit në Sauk-TEG

Katër ditë më parë një aksident tragjik i mori jetën 17 vjeçarit Kristian Vasili, e ndërsa 5 persona të tjerë mbetën të plagosur. Duke iu referuar dëshmive që tre nga të plagosurit që ndodheshin në mjetin tip Benz me targë AA 131 ZZ kanë dhënë para grupit hetimor, Report Tv mëson dinamikën e plotë të ngjarjes. Automjeti tip Benz drejtohej nga 18 vjeçari Fatjol Fusha, i cili menjëherë u arrestua nga policia si shkaktari i aksidentit.

Mjeti i tij u përplas me një mjet tjetër tip “Porsche” i parkuar anës rrugës. Por, si qëndron e vërteta e garës me makinë që Fusha po bënte në aksin Sauk-Teg mbrëmjen e 10 Nëntorit.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se të rinjtë kanë pohuar se në mjetin tip Benz ndodheshin 4 persona, mes të cilëve edhe Kristian Vasili, e ndërsa një mjet tjetër që lëvizte pas tyre e që drejtohej nga një femër ende e paidentifikuar nga policia, u ka thënë atyre “Garojmë, të shohim sa gaz nxjerr makina juaj”.

I ndodhur edhe nën efektin e alkoolit, të njëjtat burime sqaruan se Fatjol Fusha ka lëvizur me 200 km/h, e ndërsa teksa ka humbur kontrollin e mjetit është përplasur me mjetin tip “Porsche”, i parkuar anës rrugës. Nga ana tjetër mësohet se dy pasagjerët që ndodheshin në sediljet e pasme të Benz-it nuk kishin vendosur rripin e sigurimit, çka ka bërë që nga disa rrotullime që mjeti ka bërë në rrugë, trupat e dy të rinjve të përfundonin në rrugë.

Të lënduar në këtë aksident mbetën 19 vjeçari Alban Dervishi, Rei Oka, 18 vjeç, Armando Kuqo, 25 vjeç, Ema Deliu, 25 vjeçe dhe i arrestuari Fatjol Fusha 18 vjeç.

Ndrërkohë, në dy ditët e fundit Policia Rrugore ka ndërmarë një sërë masash në aksin Sauk-Teg, ku vetëm mbrëmjen e djeshme, për 4 orë u janë hequr patentat 82 drejtues mjetesh të cilët lëviznin me shpejtësi tejet të lartë që varionte nga 140 deri në 204 km/h.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Himarë/ 74-vjeçari gjendet pa shenja jete në dhomën e hotelit në Jalë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në Jalë, në Bashkinë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 31-vjeçari dërgohet me urgjencë drejt Traumës, U rrëzua në greminë, duke mbledhur çaj mali

Drilon Agolli, 31 vjeç u rrëzua ditën e djeshme nga një shkëmb në Malin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanionet e Gjipesë, nxirren 4 turistët e bllokuar në greminë

Katër turistë u bllokuan në kanionet e Gjipesë, pjesë e territorit të Bashkisë së Himarës, mesditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME