Categories Lajme

Buxheti për peshkimin, Krifca: Krijuam realitet të ri, kemi edhe shumë punë për të bërë

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, së bashku me kryeministrin Edi Rama ka prezantuar sot Buxhetin 2022 për sektorin e peshkimit. Gjatë fjalës së saj, ministrja Frida Krifca tha se kanë prioritet për ta çuar edhe më tej këtë sektor, që sipas saj është shumë më mirë seç ishte para vitit 2013.

“Deri para disa vitesh peshkimi ishte i lënë në kaos dhe me motor të fikur. Ishte i vështirë të kuptohej fuqinë që kishte. Falë mbështetjes së qeverisë kemi krijuar një realitet të ri. Puna është shpërblyer edhe me shifra. Të dhënat e punësimit tregojnë se nga 2013 janë më të larta.

Ne nuk jemi të vetëkënaqur, dëgjuam problematikat. Kemi ende shumë punë për të bërë. Kemi për të zgjidhur çështje për nisjen e anijeve me policinë kufitare.

Buxheti synon fuqizimin e mëtejshëm të këtij sektori edhe më tej. Është buxhet për peshkatarin që lundron në det, për të përmirësuar efikasitetin. Do të vijojmë rinovimin e flotës së peshkimit duke mbështetur riparimin  anijeve. Do të rrisim eficencën energjetike. Do të rrisim sigurinë ushqimore, për mbështetje e  sigurisë së frigoriferëve në anije. Do të punojmë fort për sektorin  prodhimit. Kemi shumë punë për të bërë. Dio të jemi përherë me ju për çfarë do nevoje të keni,” u shpreh ministrja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME