Categories Lajme

Bypass-i i Vlorës, investim strategjik për rivierën shqiptare që do të sjellë më shumë turizëm, ekonomi e punësim

Në bypass-in e Vlorës, një ndër veprat më të rëndësishme të infrastrukturës rrugore në jug të vendit, janë realizuar më shumë se 45% e punimeve dhe vijon puna me ritme të larta, në mënyrë që kjo vepër të jetë në një kohë sa më të afërt në dispozicion të qarkullimit të automjeteve.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga punimet në këtë aks të rëndësishëm rrugor, një investim strategjik për Rivierën Shqiptare, që do të sjellë më shumë turizëm, ekonomi, punësim.

“Mirëmëngjes dhe me pamjet e punës në Bypass-in e Vlorës, një investim strategjik për Rivierën Shqiptare, që do të sjellë më shumë turizëm, ekonomi, punësim, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Progresi fizik i punimeve është 45%, ndërsa në rrethrrotullimin në km 0, kanë përfunduar shtresat asfaltike, sinjalistika dhe punimet e gjelbërimit.

Po ashtu ka përfunduar shtresa e parë asfaltike në 9 km gjatë gjithë gjatësisë së projektit.  Ka përfunduar montimi i trarëve tek Ura 1, si dhe montimi i trarëve dhe betonimi i soletës tek ura 5.

Bypass-i i Vlorës po ndërtohet me standardet më të mira dhe parametrat më të lartë të sigurisë.
Rruga lidh autostradën Levan-Vlorë me rrugën nacionale bregdetare Vlorë-Sarandë, duke ndikuar edhe në lehtësimin e fermerëve, për daljen më shpejt në tregje, të prodhimit bujqësor dhe nxitjen e agroturizmit.
Vepra është financim i BERZH, BEI dhe BE-së.
Rruga e re me gjatësi 29 km vlerësohet një ndër segmentet me impaktin më të lartë turistik që do të ndikojë ndjeshëm në lehtësimin e trafikut në qytetin e Vlorës. Ajo nis nga Rrethrrotullimi, në fund te autostradës Levan-Vlorë.
Në çdo 1.5 kilometër të kësaj rruge është parashikuar vendpushimi për automjetet.
Me përfundimin e disa projekteve të rëndësishme infrastrukturore, e gjithë zona do të kthehet në një superdestinacion turistik, me infrastrukturë të nivelit europian.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Babai i Ervis Martinajt pas paraqitjes në GJKKO: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha

Babai i Ervisit Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur për herë të dytë në Gjykatën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘strofulla’ e drogës në Milano, në pranga shqiptari 52-vjeçar

Një banjo e braktisur në një pallat në Milano ishte kthyer në laborator heroine. Brenda…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtronte qytetarët në emër të një banke të nivelit të dytë për të marrë të dhënat, arrestohet 25-vjeçari holandez!

Policia e Shtetit ka zbuluar një skemë mashtrimi, ku qytetarëve ne emër të një banke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME