Categories Lajme

Çahet “rrethi i ngushtë” i Trump, dhëndri dhe bashkëshortja kundër djemve

Rrethi i ngushtë i Presidentit Donald Trump ka nisur të ndahet rreth qëndrimit të tij për të mos njohur rezultatin e zgjedhjeve. Dhëndri i tij, Jared Kushner, dhe bashkëshortja Melania, e kanë këshilluar të pranojë fitoren e Joe Biden, ndërsa dy djemtë e rritur, Donald Jr. dhe Eric, vijojnë të këmbëngulin që ai ta ndjekë çështjen ligjërisht.

CNN ka mësuar nga dy burime që Kushner, i cili është edhe këshilltar i lartë i Trump, i ka thënë të pranojë rezultatin, ndërsa një tjetër burim pranë familjes thotë që Melania i ka thënë privatisht që të pranojë humbjen. Nga ana tjetër, dy djemtë e tij i kanë bërë thirrje publike Partisë Republikane dhe mbështetësve të babait të tyre që të mos e pranojnë rezultatin.

Burime thonë se skuadra ligjore e presidentit do të paraqesë disa argumente për të mbështetur këtë qëndrim, mes të cilave është leximi i emrave të të gjithë personave që kanë vdekur dhe sipas tyre, kanë votuar në zgjedhjet e 3 nëntorit. Gjithashtu, është menduar edhe organizimi i tubimeve për të amplifikuar thirrjet e tyre. Objektivi është që përmes këtyre lëvizjeve të fitohet më shumë kohë që çështja të ndiqet në gjykata, mundësisht deri në Gjykatën e Lartë, për të shpresuar se rezultati do të ndryshojë. Ndërkohë, pjesëtarë të fushatës presidenciale të Biden konfirmuan se nuk ka pasur asnjë komunikim deri tani mes presidentit të zgjedhur dhe atij në detyrë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME