Categories Lajme

Caka: Mazhoranca jo serioze! Nuk ngopim orekset e Ramës

Në lidhje me propozimin e opozitës shqiptare mbi hapjen 100 % të listave, ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka, thotë se mazhoranca nuk është serioze në kërkesën e saj për hapjen e pjesme të listave. E ftuar në stusiot e Oranews, Caka thotë se orekset e kryeministrit ndryshojnë nga dita në ditë në varësi të leximit që u bën sondazheve dhe opozita jashtëparlamentare nuk mund ti shkojë pas avazit.

Caka: Ideja e listave të hapura nuk ka qenë e tyre por e Edi Ramës. Sot jemi me një forcë politike që i kërkon listat e hapura, por pak të kapura. Ky ndryshim i humorit dhe i kërkesave nga dita në ditë në varësi të çfarë i lexojnë sondazhet Edi Ramës nuk duhet të jetë pjesë as e diskutimit politik, as në këshillin politik dhe as në tryezat tona të përditshme. Ne nuk mund të shkojmë pas orekseve të Edi Ramës, kemi bërë disa kompromise me këshillin politik, me pjesëmarrjen tonë. Nuk mund të ngopim dot orekset e përditshme të Edi Ramës. Partia Demokratike në hedhur në publik propozimin për një sistem të hapur mazhoritar. Por Caka nënvizon se çdo sistem që propozohet duhet të ketë një studim të mirëfilltë dhe të parashikohen dhe pasojat që sjellë. E ndërsa PS ka propozuar hapjen e 2/3 të listave për të garantuar përfaqësimin e grave, Caka thotë se halli i Ramës “fle” diku tjetër.

Caka: Ky nuk është qëllimi kryesor i Edi Ramës, nuk është ky problemmi në hapjen çerek të listave por ka disa detyrime për të shlyer kundrejt atyre personave që kanë financuar ardhjen e tij në pushtet dhe kanë blerë votat për PS, dhe njerëz të njohur nga bota e krimit. Ky është meraku kryesor i Edi Ramës.Janë disa njerëz që ai nuk do ti fusë në votim për qytetarët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Babai i Ervis Martinajt pas paraqitjes në GJKKO: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha

Babai i Ervisit Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur për herë të dytë në Gjykatën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘strofulla’ e drogës në Milano, në pranga shqiptari 52-vjeçar

Një banjo e braktisur në një pallat në Milano ishte kthyer në laborator heroine. Brenda…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtronte qytetarët në emër të një banke të nivelit të dytë për të marrë të dhënat, arrestohet 25-vjeçari holandez!

Policia e Shtetit ka zbuluar një skemë mashtrimi, ku qytetarëve ne emër të një banke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME