Categories Lajme

Cakaj takon Këshillin Kombëtar Shqiptar

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë vizitës në Bujanoc u takua edhe me krerët e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Në fokus të takimit ishin diskutime të lidhura me gjendjen e shqiptarëve në Luginë dhe me shqyrtimin e mundësive të mbështetjes së tyre.

Cakaj bëri me dije se po punohet bashkërisht për të përpiluar një plan të përbashkët veprimi, për të ndihmuar disa sektorë kyç për Luginën e Preshevës. ​“Këtu më duhet të falënderoj gjithsesi Kryetarin e Këshillit, Ragmi Mustafa, për punën e pakursyer e bashkëpunimin e vazhdueshëm në këtë drejtim”,- shprehet Cakaj.

Për më tepër, Ministri në detyrë Cakaj theksoi rëndësinë e hapjes së Konsullatës së Përgjithshme në Luginën e Preshevës, për të mundësuar një lidhje më të fortë mes Shqipërisë e shqiptarëve dhe të marrjes së masave shtesë, për të forcuar marrëdhënien me diasporën e Luginës.

Gjatë takimit, Kreut të Diplomacisë shqiptare ju dhurua nga Këshilli Kombëtar Shqiptar një Çertifikatë në shenjë mirënjohje për mbështetjen dhe qasjen proaktive ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës. “Mbetem pafundësisht falënderues për mirënjohjen që na ndau Këshilli për punën që kemi bërë për Luginën”,- thekson Cakaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME