Categories Lajme

“Vlorën e gjeta të heshtur”, Basha pas takimit me qytetarët, premtimi që u jep pas “gjunjëzimit” të situatës ekonomike

Kreu i PD, Lulzim Basha ka vizituar qytetin e Vlorës për të parë nga afër situatën pasi vendi u godit nga pandemia e koronavirusit. Kryedemokrati shprehet se e gjeti ndryshe nga asnjëherë më parë për shkak të pamundësisë ekonomike dhe mbylljes së bizneseve për të cilën akuzon qeverinë se i ka braktisur. Basha theksoi se premtimi i tij për qytetarët është qeverisja normale me prioritet hapjen e vendeve të punës.

Reagimi i Bashës: Vlorën e gjeta të heshtur si asnjëherë më parë.
Lokale të boshatisura, dyqane pa klientë, sipërmarrës e punonjës që prisnin me shpresën se dikush do të shfaqej për të blerë apo konsumuar diçka.
Situata e rëndë ekonomike e ka gjunjëzuar Vlorën ashtu si gjithë Shqipërinë. U takova me qytetarë të dëshpëruar nga pamundësia ekonomike dhe braktisja e qeverisë sidomos në periudhën e pandemisë.

Edhe ata pak që kanë mundur të përfitojnë nga dëmshpërblimi, shumicën e kanë çuar për pagesa faturash. Shumë prej tyre ende s’kanë paguar as një pjesë të qirasë të grumbulluar prej 3 muajsh tashmë sepse nuk kanë xhiro, nuk kanë të ardhura. Konsumi ka rënë, pamundësia është rritur dhe njerëzit po këmbejnë orenditë shtëpiake për të siguruar bukën e përditshme. Biznese të mbyllura, hotele në krizë dhe qindra punëtorë të mbetur pa punë janë pasojat e neglizhencës dhe paaftësisë së RAMAVIRUSIT.

Ai nuk bëri asgjë për të ndihmuar sektorin e turizmit, duke lënë mijëra hotele dhe restorante në të gjithë Shqipërinë pa mbështetje ekonomike apo lehtësi fiskale, duke lënë pa punë qindra qytetarë që varen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga turizmi. Kudo shkoj kerkojnë ndryshim, sepse me RAMAVIRUSIN vendi po shkon keq e më keq. 7 vite u provoi njerëzve se fatin e vet e ka lidhur me oligarkët dhe jo me qytetarët.

Unë dhe Partia Demokratike nuk u premtojmë mrekulli. Ne do t’u japim shqiptarëve një qeverisje normale, ku prioritet do të jetë hapja e vendeve të punës, rritja e pagave dhe pensioneve, lehtësira fiskale për biznesin dhe thithje e investimeve të huaja. Ne kemi gati planin dhe bashkë me qytetarët e Vlorës dhe gjithë Shqipërisë do t’ia dalim t’i rikthejmë njerëzve mundësinë për të punuar dhe për të ndërtuar një jetë më të mirë në vendin e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME