Categories Lajme

Caktohet data e gjyqit për Lefter Kokën

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, i arrestuar për skandalin me inceneratorët do dalë përballë gjykatës më datë 2 janar. Siç raporton gazetari Ermal Vija, pas Apelimit të vendimit të shkallës së parë nga Koka për masë sigurie më të butë Gjykata e Apelit ka caktuar edhe datën kur do zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Pak ditë më parë Gjykata e Posaçme la në burg ish-ministrin. Koka u arrestua më 14 dhjetor për aferën korruptive të inceneratorëve. Arrestimi i tij erdhi pas hetimeve nga SPAK. Lefter Koka akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash. 57-vjeçari që ishte ministër i Mjedisit nga viti 2013 deri në 2017 në mandatin e parë të qeverisë Rama gjatë koalicionit me LSI-në, ka qenë më herë deputet dhe kryetar i bashkisë së Durrësit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME