Categories Lajme

“Call center” me punonjës shqiptar, vjédh pensionistët e Dresdenit, Prokuroria kërkon kokën e grupit

Banorët e Dresdenit në Gjermani, kryesisht të moshuar dhe pensionistë, kanë rënë pre e një mashtrimi të madh që ka ardhur përmes një qendre të thirrjeve ose “call center” nga Kosova. Siç raportojnë mediat gjermane, Policia ende nuk e ka kapur kreun e grupit, megjithatë një prej bashkëpunëtorëve të hënën më 17 gusht ka dalë para gjykatës. Bëhet fjalë për Feston H., i cili tashmë ka treguar se qendra e thirrjeve me seli në Kosovë i përket një kushëriri të tij dhe se është detyruar që të bashkëpunojë për shkak të kushteve jo të mira ekonomike. “Unë isha në gjendje shumë të keqe financiare, isha i papunë”, ka thënë Feston H., i cili ka dalë të hënën para gjykatës së rrethit në Dresden dhe ka dhënë informacione rreth asaj se si ka funksionuar grupi, s

Të moshuarit gjerman gjithmonë telefonoheshin nga kjo qendër thirrjesh në Kosovë. Personi që i telefononte fliste një gjermanishte të rrjedhshme dhe i bënte të besonin ata se kanë fituar lotari. Për të finalizuar mashtrimin e tyre, u kërkonin gjermanëve që të realizonin blerje të kuponëve në Amazon në vlerë treshifrore dhe që përmes telefonit t’ua kumtonin më pas kodet e kuponit të blerë. Feston H. kishte për detyrë që të riblente me kodet e kuponëve. Me këto kode grupi nga Kosova kishte blerë shufra ari. Feston H. është i martuar me një grua gjermane, e cila punon si farmaciste. Prokuroria gjermane ka kërkuar për të një vit e gjysmë burg. Përveç kësaj Feston. H duhet të kthejë paratë të marra nga kuponët. Hetimet tashmë janë zgjeruar në kërkim të anëtarëve të tjerë të grupit, të cilët sipas informacioneve të Prokurorisë gjermane vazhdojnë ende aktivitetin e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME