Categories Lajme

Çantën e mbushur me detonatorë e C4, arrestohet 44-vjeçari në Shijak

Një 44-vjeçar, i cili lëvizte me transport publik me një çantë të mbushur me eksploziv C4 është arrestuar nga policia e Durrësit.

Personi me banim nga Manza u kap sapo ai zbriti nga një mjet i transportit publik. Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e shpinës së të arrestuarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale pesë kallëpë lënde plasëse C4 dhe 5 kapsolla detonatore.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se një shtetas transportonte lëndë eksplozive me qëllim tregtimin e tyre, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Stacioni”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi -F. D., 44 vjeç, banues në Manzë, Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, thotë policia.

Shijak/ Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për tregtim të lëndëve eksplozive.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Stacioni”.

Transportonte 5 kallëpë lëndë eksplozive C4 dhe 5 kapsolla detonatore, arrestohet në flagrancë 44-vjeçari.

Gjenden dhe sekuestrohen lëndët plasëse.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se një shtetas transportonte lëndë eksplozive me qëllim tregtimin e tyre, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Stacioni”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-F. D., 44 vjeç, banues në Manzë, Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

44-vjeçari u kap në flagrancë në Maminas, kur sapo kishte zbritur nga një automjet i transportit publik.

Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e shpinës së të arrestuarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 kallëpë lënde plasëse C4 dhe 5 kapsolla detonatore.

Vijon puna, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për identifikimin dhe kapjen e personit që do të blinte lëndët plasëse, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasit F. D.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Fier–Lushnjë, automjeti bie në nënkalim; shoferi mbetet i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Fier-Lushnjë, në afërsi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali. Si pasojë e aksidentit ku jetën tragjikisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperatura përvëluese, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e enjte, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT\ Shpëtohen dy të rinj në Ksamil, Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone

Policia në Ksamil ka shpëtuar nga mbytja dy të rinj me pedalone. Ngjarja ka ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qafë Mollë/ Zjarri vijon prej 10 ditësh, digjen 8 hektarë pyje

Një zjarr i rënë rreth dhjetë ditë më parë në pyjet e zonës së Qafë-Mollës,…

LEXO ME SHUME